TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Bizneset vendore ankohen për mos mbështetje nga institucionet e shtetit

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
​Bizneset vendore ankohen për mos mbështetje nga institucionet e shtetit

Pavarësisht se bizneset vendore vlerësohen të jenë gjeneratorë të zhvillimit ekonomik dhe kontribuues i mbushjes së arkës së shtetit, ato nuk po mbështeten nga institucionet shtetërore.

Një gjë të tillë e potencojnë vetë biznesmenët, teksa theksojnë se përveç tjerash u mungon përkrahja financiare nga institucionet shtetërore.

Megjithatë, përpjekjet e tyre për të ecur përpara, nuk mungojnë. Bizneset po marrin pjesë nëpër panaire të ndryshme, duke i promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Esat Berisha, nga një kompani në vend me 15 vjet përvojë pune, e cila bënë kultivimin, përpunimin dhe shitjen e frutit të aronisë, në një prononcim për KosovaPress thotë se ndjehen të anashkaluar nga institucionet, kur bëhet fjalë për mbështetje.

Derisa tregoi benefitet e konsumimit të aronisë, Berisha potencoi se përveç lëngut, nga ky frut kanë përgatitur kapsula, çaj dhe pluhur, porse shtoi se në të ardhmen do të shtojnë edhe produkte të tjera të këtij lloji.

Promovimi i produkteve të kësaj kompanie nga Prizreni në “Panairin 2024”, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, nga Berisha pritet që të sjellë rezultate të mira.

“Ne jemi këtu me një produkt të veçantë sikurse është aronia, ku në Kosovë nuk është edhe aq e njohur…Panairet sikur çdo herë janë shumë me rëndësi për neve, sidomos për neve biznesmenët, ku si të rinj fillojmë biznes. Ne jemi qysh në vitin e tetë me plantazhet tona, por në treg jemi qe tri vjet. Kemi (marr pjesë) edhe dy panaire të tjerë në Prishtinë, thënë të drejtën kemi pasur goxha rezultate të mira, por presim që edhe prej këtij të kemi diçka pozitive…Produkti jonë është aronia, prej aronisë e kemi zhvilluar disa produkte të ndryshme në bazë me aroninë. Kemi aroni lëng, kapsulë, çaj dhe pluhur për momentin. Në të ardhmen kemi në plan edhe gjëra të tjera të prodhojmë…Aronia është një antioksidant shumë i fortë, shumica e përdorin kundër tensionit të lartë, sheqerit dhe yndyrës në gjak. A keni përkrahje nga institucionet e Kosovës në zhvillimin e biznesit? Deri më tani, gati se asgjë. Nuk ka qenë i gjithë faji ndoshta i atyre, sepse nuk kemi qenë shumë aktiv, por ato vende ku kemi qenë, jemi anashkaluar”, u shpreh Berisha.

Po ashtu edhe, Don Polloshka pronar i një kompanie, e cila merret me shitjen e produkteve dhe aparateve higjienike tha se nevojitet mbështetja nga institucionet shtetërore, në mënyrë që të zhvillohen tutje.

Ndërkaq, drejtues të kësaj kompanie në fjalë, thonë se kanë çmime ekonomike, dhe presin të kenë sukses në shitje.

“Ne ofrojmë produkte profesionale për pastrim, i shesim nuk pastrojmë. Kemi brende të ndryshme nga e gjithë bota, janë distributorët tonë…Ne ofrojmë, për mos të thënë vetëm ne, por ne ofrojmë produkte profesionale për pastrimin e të gjitha hapësirave shtëpiake, lokale, hotele, industri të ndryshme. I kemi ndër produktet më të mirë në Kosovë…Çmimet janë ekonomike, varet se çfarë merr…Po mendoj këto tri ditë që jemi këtu, ne e kemi hapur për të na parë njerëzit dhe po shpresoj që do të kemi sukses…Për momentin nuk kemi (mbështetje), por shpresoj që të ardhmen do të ketë. Duhet të ketë, sidomos firmave që janë në rritje, duhet të ketë mbështetje”, tha Polloshka.

Ndërkaq, Drin Syla nga kompania e cila merret me instalimet e sistemeve solare fotovoltarike, thekson se mbështetja asnjëherë nuk është e bollshme për bizneset vendore.

Ai potencon se përveç mbështetjes financiare, kanë nevojë edhe për lehtësimin e procedurave dhe informimin e qytetarëve rreth kësaj industrie.

“Ne jemi kompani e cila e merret e instalimet e sistemeve solare fotovoltarike. Gjendemi me lokacion, me zyre qendrore në Prishtinë dhe jemi me zyrën në Shkup dhe Tiranë…Kompania jonë ofron instalimet e sistemeve solare dhe konsulencë rreth investimit në këtë fushë, e cila ka gamë të gjerë, duke përfshirë instalimin nëpër shtëpi, biznese, në parqe solare, në të cilat bëhet prodhimi i energjisë elektrike dhe pastaj shitja e saj. Ne u ndihmojmë klientëve tonë prej A deri në Zh dhe që ne e quajmë ‘Projekt me çelësa në dorë’…Mbështetja asnjëherë nuk është e bollshme dhe ka nevojë përpos mbështetjes financiare të ketë edhe mbështetje në lehtësimin e procedurave dhe në informimin e qytetarëve rreth kësaj industrie”, tregoi Syla.

Kryeministri Albin Kurti javë më parë ka thënë se që nga fillimi i mandatit të tyre, janë angazhuar për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes, mbështetje për biznese, mbrojtje të konkurrencës dhe inspektim të tregut.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Nesër protestohet në Hagë, Koci: Nuk do të lejojmë që në emër të drejtësisë të ndodhë padrejtësi

​Nesër protestohet në Hagë, Koci: Nuk do të lejojmë që në emër të drejtësisë të ndodhë padrejtësi

Shahini: Kostoja e lartë e jetesës, problemi kryesor në Prishtinë

Shahini: Kostoja e lartë e jetesës, problemi kryesor në Prishtinë

Tahiri: Kurti nuk ka shpëtim nga ballafaqimi me opozitën, veç vonim

Tahiri: Kushdo që e dëmton lidhjen e Kosovës me SHBA-në bën tradhti të rëndë

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

​Sekuestrohen armë në një auto-sallon në Lipjan, arrestohen dy persona

​Nesër protestohet në Hagë, Koci: Nuk do të lejojmë që në emër të drejtësisë të ndodhë padrejtësi

​Nesër protestohet në Hagë, Koci: Nuk do të lejojmë që në emër të drejtësisë të ndodhë padrejtësi

Shahini: Kostoja e lartë e jetesës, problemi kryesor në Prishtinë

Shahini: Kostoja e lartë e jetesës, problemi kryesor në Prishtinë

Festa e Kurban Bajramit, Rama uron besimtarët myslimanë

Rama njofton se do të hapen kapituj të rinj në negociatat për anëtarësim në BE

Tahiri: Kurti nuk ka shpëtim nga ballafaqimi me opozitën, veç vonim

Tahiri: Kushdo që e dëmton lidhjen e Kosovës me SHBA-në bën tradhti të rëndë

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

​Sekuestrohen armë në një auto-sallon në Lipjan, arrestohen dy persona

Bayerni luan sot në shtëpi kundër Hamburgut

Bayerni luan sot në shtëpi kundër Hamburgut

Premier League në vikend nën hijen e derbit lokal të Manchesterit

Premier League në vikend nën hijen e derbit lokal të Manchesterit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën