TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bizneset që afër dy muaj nuk i morën faturat e rrymës, KEK E KESCO s’flasin për vonesat

Zyra e Rregullatorit u ka kërkuar bizneseve që të lidhin kontratë me furnizuese afatgjatë ose do të mbesin pa energji elektrike. Por kompanitë që kanë dal në treg të lirë ende nuk dinë se sa do të paguajnë për rrymën e shpenzuar meqenëse që afër dy muaj ato thonë se nuk kanë pranuar fatura të energjisë elektrike.

by Doresa Geci
6 muaj ago
0 0
A A

Janë ditë e fundit të muajit korrik.

Por kompanitë të cilat kanë dalë në treg të lirë të energjisë thonë që ende nuk kanë pranuar faturat e energjisë elektrike për muajin qershor.

Në mesin e tyre është edhe ky biznes që merret me shitjen e veshmbathjeve.

“Faturat e muajit qershor nuk na kanë ardhur, pra presim me na ardhë dy faturat e energjisë , pra edhe këtij muajit edhe muajit qershor. Jemi të shqetësuar pasi po flitet për rritje të rrymës, pasi kjo mund të na dërgoj drejt mbylljes së lokalit ose ndonjë punëtorë me largu nga puna për me ia dal”, shprehet Adem Berisha – menaxher.

Televizioni iu ka dërguar pyetje Korporatës Energjetike të Kosovës, KEDS-it e KESCO-s për këto vonesa por të njëjtin nuk kanë kthyer përgjigje.

Por sipas Dhomës së Tregtisë të gjitha këto po ndodhin për shkak të mos përgatitjeve të institucioneve për liberalizimin e tregut të energjisë.

“I gjithë procesi është nisur në mënyrë të shpejtë dhe në mënyrë të gabuar, as institucionet publike në rastin e tashëm KEK-u si furnizuesi i mundësisë së fundit, nuk ka qenë fare i përgatitur e të përgatitur nuk kanë qenë as KESCO e as KEDS- që ndërlidhen me çështjen e faturimit të energjisë elektrike. Kjo tregon se i gjithë procesi është bërë në mënyrë Ad Hoc”, ka thënë Kushtrim Ahmeti.

E të mërkurën Zyra e Rregullatorit ka paralajmëruar bizneset që të lidhin kontrata me furnizues afatgjatë, pasi mund të mbesin pa rrymë.

“Mosveprimi brenda afatit të paraparë do të rezultojë me ndërprerjen automatike të furnizimit me energji elektrike pas datës 30.07.2025, përkatësisht sipas afatit gjashtëdhjetë (60) ditor, pasi furnizimi i garantuar përmes FMF nuk do të jetë më i vlefshëm ligjërisht”, është thënë nga ZRrE.

Tutje, ZRrE ka thënë se liberalizimi i tregut të energjisë elektrike është një proces që po zbatohet në përputhje të plotë me ligjin dhe praktikat më të mira rregullator.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kamberi kërkon ndryshimin e Ligjit për pakicat, flamuri kombëtar të përdorët lirshëm

Kamberi: Këtë vit presim ngritje ndërkombëtare të çështjes së Luginës së Preshevës

Sot mbahen seancat dëgjimore për të arrestuarit në Prizren

Sot mbahen seancat dëgjimore për të arrestuarit në Prizren

Komuna e Mitrovicës me aksion për largimin shitësve ilegalë

Komuna e Mitrovicës me aksion për largimin shitësve ilegalë

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Elezi: Rinumërimi përmbyllet javën e ardhshme, pastaj rezultatet përfundimtare

Tirana në zi, ndërron jetë tragjikisht vajza e futbollistit bardheblu

Dita e dytë e bisedimeve Rusi-Ukrainë-SHBA fillon në Abu Dhabi

Dita e dytë e bisedimeve Rusi-Ukrainë-SHBA fillon në Abu Dhabi

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Elezi: Rinumërimi përmbyllet javën e ardhshme, pastaj rezultatet përfundimtare

Hap historik për futsallin, mirëpritet përfshirja në Lojërat Mesdhetare 2030

Hap historik për futsallin, mirëpritet përfshirja në Lojërat Mesdhetare 2030

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën