TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Bizneset paralajmërojnë protestë më 11 qershor

nga teve1
5 Qershor, 2025
3
A A
Bizneset paralajmërojnë protestë më 11 qershor

Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësues të tjerë të sektorit privat, mbajtën takim me bizneset anëtare dhe jo anëtare të prekura nga vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për daljen në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Pas takimit u bë e ditur se do organizohet protestë paqësore nga bizneset më njëmbëdhjetë (11) qershor nga ora njëmbëdhjetë (11:00)në sheshin e Prishtinës, në rast se ZRRE-ja dhe Qeveria nuk reflektojnë karshi kërkesës së bizneseve.

Si shkak i shtrenjtimit të energjisë elektrike, përfaqësues të odave thanë se rreth katërqind (400) fabrika po konsiderojnë mbylljen e tyre, për shkak të daljes në tregun e lirë.

Ndërkaq, në takimin i cili u mbajt u mbyllur për media, disa biznese kanë shprehur ankesën e tyre se KEK-u po i kërcënon ato me ndalje të energjisë elektrike.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se të gjitha bizneset pjesëmarrëse në ketë takim kërkuan nga qeveria dhe ZRrE-ja që të reflektojnë duke u dhënë mundësi bizneseve për një fazë të tranzicionit, ashtu sic është kërkuar.

Në të kundërtën, Rafuna potencoi se do të protestojnë për të shprehur paknaqësitë e tyre.

“Sapo e përfunduam takimin që e kishim me bizneset të cilat janë të prekura nga dalja në tregun e lirë, një pjesë e tyre, sepse dihet që janë një mijë e treqind prej tyre. Të gjithë kërkuan dhe u pajtuan që t’i bëjmë thirrje prapë qeverisë që të reflektojë, ZRRE-së që të reflektojë. Të na jepet mundësia e një faze të tranzicionit sic e kemi kërkuar më herët. Të përgatitet tregu, të përgatitet një paketë qe e përcjellë gjatë kësaj faze të tranzicionit lehtësimin për të dalë në treg të lirë dhe biznesi të kalojë në tregun e lirë në datën që do të dakordohemi të gjithë bashkë. Në rast se nuk do të ketë një reflektim, atëherë bizneset, bashkë me punëtorët, ditën e mërkurë do të dalim në shesh prej orës 11:00 deri në 12:00 për të shprehur pakënaqësitë që kemi lidhur me këtë vendim. Dhe për mos reflektimin e Qeverisë së Kosovës”, tha Rafuna.

Kryetari i bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skender Krasniqi tha se gjatë këtij takimi bizneset u ankuan se KEK-u i ka kërcënuar ato me shkëputje të energjisë elektrike, nëse nuk e realizojnë një kontratë.

Krasniqi potencoi se KEK-u nuk ka të drejtë ta bëjë këtë gjatë fazës gjashtëdhjetë ditore.

“Ftojmë qeverinë që mos të na bie në pozitë që të mërkurën të protestojmë të gjithë dhe të ndalim punën, sepse do të ndalet puna gjatë asaj kohe. Ftojmë KEK-un në këtë rast që mos të kërcënojë bizneset me ndalje të rrymës. Sic po kemi informata nga bizneset që është duke kërkuar nga bizneset që ta realizojnë një kontratë. Në të kundërtën ia ndal rrymën. KEK-u nuk ka të drejtë t’ia ndalë rrymën në këtë fazën 60 ditore”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha se mbyllja e furrës së fundit nga Feronikeli para rreth një muaji, është shembull konkret se cili është ndikimi i liberalizimit të tregut të papërgatitur të energjisë elektrirke.

Sipas tij, tregu në aspektin e furnizimit nuk ka qenë i përgatitur dhe se ZRrE-ja është dashur të sigurohet para se të merrte vendimin se tregu është funksional.

“Të gjithë prej nesh jemi të informuar për rastet e dy fabrikave që janë në pronësi të investitorëve të huaj ose të cilat janë kapital të përzier vendor dhe të huaj. Po flasim për 300 punëtorë në njërën prej komunave më të varfra rë Kosovës që kanë mbetur pa punë… Gjatë javës së kaluar kur ne kishim një takim të tillë ne këshillin kombëtar te ekonomisë dhe investimeve ishte sjell njëra prej kompanive qe vite më parë ka kaluar në tregun liberal. Ne kemi kërkuar që aty të jetë Ferronikeli. Meqë Ferronikeli e ka mbyllur edhe furrën e saj të fundit para rreth një muaji. Shembulli i Feronikelit është shembulli më konkret se cili është ndikimi i liberalizimit të tregut të papërgatitur të energjisë elektrike. Tregu në aspektin e furnizimit nuk ka qenë i përgatitur dhe këtu nuk ka asgjë prej neve që mund të bëjë. Është ZRRE-ja që është dashur të sigurohet para vendimit se tregu është funksional”, potencoi Zeka.

Drejtori menaxhues i Klubit të Bizneseve, Ilir Ibrahimi tha se disa biznese gjatë takimit të sotëm kanë deklaruar se po e konsiderojnë mbyllen e fabrikave të tyre, si shkak i vendimit të ZRrE-së.

“Patëm disa deklarime sot këtu në takimin që patëm me rreth 400 biznese të cilat u deklaruan se janë duke konsideruar mbylljen e fabrikave të tyre. Situata nuk është qesharake, nuk është për mos tu marrë seriozisht. Jemi para mbylljes së fabrikave të këtij vendi”, tha Ibrahimi.

Më 29 maj bizneset dolën në protestë si shenjë paknaqësie lidhur me procesin e daljes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike, duke bllokuar hyrje-daljet në Prishtinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Vdes një 48-vjeçar në Lipjan, Policia po heton rastin

Njësia B1 e TC Kosova B rikthehet në operim

Njësia B1 e TC Kosova B rikthehet në operim

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Vdes një 65-vjeçar në një aksident në Ferizaj

Parlamenti iranian vendos mbylljen e ngushticës kyçe të transportit të naftës

Parlamenti iranian vendos mbylljen e ngushticës kyçe të transportit të naftës

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Vdes një 48-vjeçar në Lipjan, Policia po heton rastin

Batin Tuna vazhdon me KB Trepçën

Batin Tuna vazhdon me KB Trepçën

Njësia B1 e TC Kosova B rikthehet në operim

Njësia B1 e TC Kosova B rikthehet në operim

Mevlan Zeka transferohet në Rumani

Mevlan Zeka transferohet në Rumani

​Liderët e E3 i kërkojnë Iranit të mos destabilizojë rajonin

​Liderët e E3 i kërkojnë Iranit të mos destabilizojë rajonin

Drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore i quan tendencioze pretendimet për keqpërdorime

Rama: Shqipëria qëndron fuqishëm pas përpjekjeve të Trump për të parandaluar regjimin në Teheran

Po kalonte pushimet në Durrës, mbytet në det turistja boshnjake

Po kalonte pushimet në Durrës, mbytet në det turistja boshnjake

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X