TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bizneset në tregun “Verë n’Dimër” pa kuponë fiskal, gjobiten nga ATK-ja

by Rinesa Osmanaj
1 vit ago
0
A A
Bizneset në tregun “Verë n’Dimër” pa kuponë fiskal, gjobiten nga ATK-ja

Kanë kaluar vetëm 10 ditë që kur edhe është hapur në sheshet e Prishtinës tregu “Verë n’dimër”. Por bizneset nuk po lëshojnë kuponë fiskalë e ATK ka nisur javën duke gjobitur këto biznese.

Java nuk nisi mirë për bizneset që janë vendosur në sheshet e Prishtinës.

Hiq më larg se këtë të hënë, këto biznese u gjobitën nga Administrata Tatimore e Kosovës pasi nuk po lëshojnë kuponë fiskalë.

Nga ATK treguan se të hënën, inspektorët kanë gjobitur pothuajse të gjitha bizneset, por nuk dhanë detaje.

“Po gjithsesi që ka inspektime, sepse secili biznes pavarësisht ku zgjedh me operu, në këtë rast në ‘Verë n’Dimër’ duhet të lëshojnë kuponë fiskal pas çdo shitje”.

Pavarësisht ankesave, organizimi i tregut dimëror “Verë n’Dimër” po mbledh qindra qytetarë çdo ditë.

E sipas tyre, ligji duhet respektuar.

“Ligji është ligj duhet mu respektu sipas ligjit jo vetëm kjo por çdo kund nuk është kjo dukuri vetëm te këta por kudo që shkon shumicën e rasteve nuk ka kuponë fiskal”, ka thënë qytetari, Muhedin Haxhiu.

“Jo ato duhet me i leshu qysh jo për atë është ata i kanë marrë paret e duhet me i leshu kuponët fiskalë”, ka deklaruar qytetari, Mahmut Pajaziti.

E dikush tjetër këtë po e sheh si një problem të vogël.

“Mendoj që ATK-ja nëse ka vërejtje i ka inspektorat e vet dhe mundet me vepru dhe mendoj që këto janë probleme shumë të imta të Komunës së Prishtinës në krahasim me çfarë probleme tjera ne ndeshemi”, ka deklaruar qytetari, Atdhe Arifi.

E në lidhje me këtë, nga Komuna e Prishtinës thonë se kjo çështje është nën kompetenca të ATK-së.

Por për të parë së afërmi gjithë atmosferën në këtë organizim të Komunës, në terren kishte dalë drejtori i shërbimeve publike, Bekim Brestovci.

“Jemi në inspektim të krejt situatës çfarë po ndodh së pari edhe për të inspektuar që a kemi zhurëm të tepruar sepse ka qenë kërkesë e jona e cekur në pëlqimin që e kemi dhënë që të mos ketë muzika individuale por që ato të jenë të shpërndara të dirigjuara prej njësisë qendrore të muzikës kështu që në këtë aspekt është duke shkuar çdo gjë në rregull”, ka thënë ai.

Këtë vit janë ndërtuar 120 shtëpiza të reja me çmim prej 3,900 euro plus TVSH.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Intervistohet një i dyshuar për shembjen e rrugës në Prishtinë

Intervistohet një i dyshuar për shembjen e rrugës në Prishtinë

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Në një shtëpi të pabanuar në Zubin-Potok, Policia gjen armë e uniforma

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Përleshje fizike mes disa personave në Prishtinë, njëri theret me thikë

12 pista të fluturimit që u braktisen, për çka shërbyen aerodromet bujqësorë?

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turqinë

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turqinë

​Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

​Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

Tërmet në Iran

Tërmet në Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën