Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka kërkuar nga Serbia të zbatojë marrëveshjen për energji.
Ai ka thënë se një gjë e tillë është urgjente dhe se mospagesa e energjisë nxit veprimtari kriminale.
“Implementimi i udhërrëfyesit për Marrëveshjen për energjinë është në çështje urgjente. Mospegesa nxit veprimtaritë kriminale në kosto të taksapaguesve dhe mjedisit. Kosova vazhdimisht ka luajtur një rol konstruktiv dhe ka zbatuar të gjitha detyrimet. Ne presim dhe kërkojmë të njëjtën gjë nga pala tjetër”, ka shkruar Bislimi në Twitter.
Në qershor të vitit të kaluar Kosova dhe Serbia ishin dakorduar për Udhërrëfyesin për zbatim të marrëveshjes për energjinë të vitit 2013, për çështjen e faturimit të rrymës në komunat veriore të Kosovës.
Që nga përfundimi i luftës qytetarët në veri nuk kanë paguar për energjinë e shpenzuar./teve1.info/











