TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bislimi thotë se Qeveria mbetët e përkushtuar për reformë në administratën publike

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Bislimi thotë se Qeveria mbetët e përkushtuar për reformë në administratën publike

Ai këto deklarata i ka bërë në lansimin raundin e 13-të të Programit të Bursave për Master të BE-së, i cili synon të përmirësojë punën e administratës publike dhe shërbimet që ajo ofron për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë duke ofruar arsim të lartë për nëpunësit e tanishëm dhe të ardhshëm civil.

“Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për avancimin e mëtejmë të procesit të reformave të administratës publike, duke e shfrytëzuar projektin si një nga mundësitë më të mira që siguron dhe promovon transparencën dhe meritokracinë në shërbimin civil. Këtë projekt e konsiderojmë unik, sepse mundëson arritjen e njëkohshme të disa qëllimeve”, tha Bislimi, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Ai tha se ky është investimi më i qëndrueshëm.

“Është investimi më i qëndrueshëm në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim, sepse ndryshe nga shumë projekte të tjera që kanë në fokus asistencën nga ekspertiza e jashtme, mundëson fuqizimin e agjentëve lokalë të ndryshimit brenda vendit dhe për më tepër brenda sistemit qeverisës”, tha ai.

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog, se përmes këtij programi u kontribua shumë në punën e administratës publike.

“BE-ja fillimisht filloi të mbështesë arsimin e nivelit master të shërbyesve civil në Kosovë në vitin 2004. Që atëherë, 364 nëpunës civil u arsimuan në fushat që i konsideronte më të nevojshme Qeveria dhe u kontribua shumë në punën e administratës publike në Kosovë dhe në cilësin e shërbimeve që ofron. Me fillimin e raundit të 13-të të Programit të Bursave për Master të BE-së, i cili do të përfshijë së paku 40 studentë të rinj dhe nëpunës civil, ne po vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në përmirësimin e administratës së saj publike dhe në aspektin për ta bërë atë jopolitike dhe më profesionale, transparente dhe të përgjegjshme”, tha ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Investimi i BE-së në 12 të parat dhe tre raundet e reja të Programit të Bursave Master do të arrijë në 15.3 milionë euro. Qeveria e Kosovës ka filluar bashkëfinancimin e programit që nga raundi i 11-të dhe me zotimin për tre raundet e ardhshme do të ketë investime 2.5 milionë euro në arsimimin e nëpunësve civil në universitetet e BE-së. Deri në vitin 2026, të paktën 470 persona nga Kosova duhet të përfitojnë nga programi.

Programi i Bursave për Master i BE-së i obligon përfituesit e tij që të punojnë në një nga institucionet e Kosovës për të paktën tre vjet pas diplomimit. Tri raundet e ardhshme të programit do të zbatohen nga Universiteti Aristoteles i Selanikut nga Greqia, dhe Instituti Kombëtar i Shërbimit Publik, nga Franca, në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Radoniqi: 7 qershori, data më e përshtatshme për zgjedhje sipas KQZ-së

Radoniqi: 7 qershori, data më e përshtatshme për zgjedhje sipas KQZ-së

Policia parandalon një rast kontrbandimi me mallra nga Serbia, zbulohen rreth 155 kg duhan

Policia parandalon një rast kontrbandimi me mallra nga Serbia, zbulohen rreth 155 kg duhan

Maqedonci takon përfaqësuesin japonez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit Kosovë–Japoni

Maqedonci takon përfaqësuesin japonez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit Kosovë–Japoni

Kosova në zgjedhje të reja, takohen Haxhiu e Radoniqi

Kosova në zgjedhje të reja, takohen Haxhiu e Radoniqi

BE vendos Kosovën në listën e vendeve “të sigurta”

Von der Leyen: BE-ja duhet të rrisë koordinimin energjetik dhe të ulë varësinë nga importet

Franca thotë se Izraeli duhet të tërhiqet nga territori libanez

Franca thotë se Izraeli duhet të tërhiqet nga territori libanez

Radoniqi: 7 qershori, data më e përshtatshme për zgjedhje sipas KQZ-së

Radoniqi: 7 qershori, data më e përshtatshme për zgjedhje sipas KQZ-së

Policia parandalon një rast kontrbandimi me mallra nga Serbia, zbulohen rreth 155 kg duhan

Policia parandalon një rast kontrbandimi me mallra nga Serbia, zbulohen rreth 155 kg duhan

Maqedonci takon përfaqësuesin japonez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit Kosovë–Japoni

Maqedonci takon përfaqësuesin japonez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit Kosovë–Japoni

Kosova në zgjedhje të reja, takohen Haxhiu e Radoniqi

Kosova në zgjedhje të reja, takohen Haxhiu e Radoniqi

Dogana e Kosovës konfiskon mbi 122 mijë euro në veturën që e drejtonte shtetasi rumun

Dogana e Kosovës konfiskon mbi 122 mijë euro në veturën që e drejtonte shtetasi rumun

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën