TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bislimi thotë se qasja e LDK-së në dialog është “anemike”

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Bislimi thotë se qasja e LDK-së në dialog është “anemike”

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Faton Bislimi, thotë se sa më shpejtë që mbyllet procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, aq më mirë është për palën kosovare.

Bislimi, thotë se sa më shumë që zvarritet dialogu, kostoja për Kosovën është më e madhe.

“Dialogu është barra më e madhe që e ka Kosova mbi supe mbi 10 vjet, 12-13 vjet sa janë bërë në këtë proces të dialogut. Sa më shpejtë që ne ta përmbyllim këtë proces, aq më mirë është për Kosovën. Sepse, mund t’i kthehemi temave të brendshme, të cilat prekin direkt interesat e qytetarëve. Sa më shumë që zvarritim këtë çështje, kostoja për neve është më e madhe. Ajo çfarë besoj unë, dhe që do ta bëjë është që interesin ynë kombëtar i shtetit të Kosovës të vije në plan të parë, para gjithçkaje tjetër”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ndërkohë, i pyetur se si e sheh qasjen e LDK-së në procesin e dialogut, Bislimi shprehet se ndaj këtij subjekti politik ka parë rol “anemik”.

“Kam parë rol ‘anemik’ do të thoja. Kosova ka hise në procesin e dialogut, nuk kanë partitë politike. Kam thënë dhe vazhdoj të mendoj dhe besoj fuqishëm, dialogu është çështje e interesit kombëtar të Kosovës, e kam thënë e keni në deklarimet e mia në Kuvendin e Kosovës, gjithë presioni që bëhej atëherë ndaj kryeministrit Hotit ishte kundër LDK-së. Mos harroni LDK-ja ka qenë në qeverisje në atë kohë edhe mua nuk kanë më kanë pëlqyer shumë sende në atë kohë, në atë qeverisje”, u shpreh Bislimi.

Bislimi, tha se Kosova do të duhej të bashkëpunonte me ShBA-në për përfundimin e dialogut.

“Ne sot, do të duhej të ishim krahë për krahë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ta përfundonim procesin e dialogut, sidomos tash me një momentum siç është ky i tanishmi, kur ti e ki edhe Bashkimin Evropian – tre akteret e Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës të angazhuar në përfundimin e kësaj çështje”, shtoi ai./teve1.info/

Tags: dialoguFaton BislimiLDK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së shpalos strategjinë e operacioneve kundër Iranit

Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së shpalos strategjinë e operacioneve kundër Iranit

Pse Kosova nuk shkon në votime, nëse presidenti nuk zgjedhet deri më 5 mars?

Pse Kosova nuk shkon në votime, nëse presidenti nuk zgjedhet deri më 5 mars?

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, DhTIK paralajmëron pasoja ekonomike

​DHTIK kërkon ndërhyrjen e Kuvendit për ndalimin e fazës së dytë të liberalizimit të energjisë

Deliu-Kodra thirrje për protestë: LVV po e mban peng Kuvendin

​Deliu-Kodra: Do t’i diskutojmë të gjitha qëndrimet në grup parlamentar

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet SHBA-Izrael sapo kanë nisur, valë të reja priten

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet SHBA-Izrael sapo kanë nisur, valë të reja priten

Ballkani gati shpërdoroi epërsinë e dy golave, siguron gjysmëfinalen në Kupë

Ballkani gati shpërdoroi epërsinë e dy golave, siguron gjysmëfinalen në Kupë

Ferizaj eliminon Vushtrrinë nga Kupa

Ferizaj eliminon Vushtrrinë nga Kupa

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën