tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Bislimi takoi Unionin e Afaristëve: Vizioni për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

tëvë1 nga tëvë1
11/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në një takim Unionin e Afaristëve Vizioni për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc të kryesuar nga Xhelal Memeti, Fatgzim Latifi, Muhamed Ramadani dhe Shefki Jonuzi.

Sipas një komunikate për medie, në takim u diskutua mbi situatën e bujqve dhe fermerëve. Qeveria ka adresuar çështjet që lidhen me bujqësinë të Luginës së Preshevës e cila mbetet një nga burimet e qytetarëve të këtyre komunave, si mundësi e identifikuar për mbështetje.

“Presheva, Medvegja dhe Bujanoci përveç diskriminimit sistematik vuan edhe nga margjinalizimi ekonomik nga institucionet shtetërore serbe. Injorimi dhe mos implementimi i marrëveshjeve me përfaqësuesit politik dhe institucional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ka sjellë mungesë të theksuar të vëmendjes për këtë zonë.

“Në këtë drejtim është e rëndësishme të krijohet harta bujqësore e Luginës së Preshevës, e të hartohen programet e trajnimit të bujqve dhe blegtorëve si dhe programet e mbështetjes financiare.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të adresuar këto çështje dhe mbështetur shqiptarët e Luginës së Preshevës”, thuhet në komunikatë.

Villa e Radoiçiqit duhet t’i kalohet Policisë së Kosovës që të kontrollohet Liqeni i Ujmanit, sepse disa para Albin Kurtit donin me nda me Serbinë, thotë Gashi

02/10/2023

Gashi: Shteti i Kosovës do të lëshojë urdhër-arrest për Radoiçiqin në mënyrë që të bëhet ekstradimi i tij në Kosovë

02/10/2023

Shpërthim në një fabrikë të riciklimit në Oxfordshire

02/10/2023

Arrestohet një grua e dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

02/10/2023

Gashi thotë se Radoiçiqi ka pasur pushtet në veri falë atyre që kanë qenë në pushtet para Kurtit

02/10/2023

Fiorentina “pa mund të madh” ndaj Cagliarit

02/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.