TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bislimi: Serbia vonoi takimin trepalësh në Bruksel, ngritëm çështje kyçe me përfaqësuesin e BE-së

by Tëvë1
1 vit ago
2
A A
Bislimi: Serbia vonoi takimin trepalësh në Bruksel, ngritëm çështje kyçe me përfaqësuesin e BE-së

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit të mbajtur të hënën në Bruksel me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se ishte paraparë që sot të mbahej një takim trelateral, por ekipi i Serbisë ka hasur në vonesa për arritjen në Bruksel.

Në komunikatën e dërguar nga Qeveria, Bislimi ka treguar për temat që janë diskutuar në takimin e sotëm me Sorensenin.

“Ka qenë i paraparë edhe një takim trelateral, por nuk ka mundur të ndodhë për shkak se kanë ndodhur komplikime me ekipin e Serbisë, i cili nuk ka arritur në Bruksel për shkak të vonesave”, është shprehur ai.

Bislimi tha se në këtë takim të parë me Sorensenin, ia ka treguar qasjen që do ta ketë në fazat e ardhshme të bisedimeve që do të zhvillohen në nivel të kryenegociatorëve apo edhe në takimet e larta që do të udhëhiqen nga Kaja Kallas.

“Në takim bilateral ngritëm një sërë temash për të cilat mendojmë se është shumë me rëndësi që të kemi përgjigje nga Brukseli, apo zgjidhje, p.sh. kemi rastin e menaxhimit të integruar të kufirit ku ka ngecje të mëdha nga ana e Serbisë, si në përmbushjen e obligimeve të tyre p.sh. në tri pikat kufitare që është dashur t’i ndërtojnë ose në përgjigje ndaj propozimeve tona që Bujanoc e Breznicë të hapen pika sezonale gjatë kohës kur ka udhëtarë që kthehen nga diaspora, por edhe problemet që kemi me njohjen e certifikatave. Diskutuam edhe për një proces shumë të rëndësishëm që e kemi – mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes ndihmave për fermerët e vegjël. I ka bllokuar Serbia në llogaritë bankare të Këshillit Kombëtar Shqiptar, kërkuam sa më shpejt çbllokimin e këtyre mjeteve, folëm edhe për fushatën dezinformuese që Serbia e ka nisur në shumë fronte me qëllim të dezinformomit të partnerëve ndërkombëtarë, por edhe mbajtjes lart të presioneve te qytetarët serbë në Kosovë dhe tema të tjera të ngjashme”, ka thënë ai.

I pyetur se a do të ndikojë ngërçi politik në procesin e dialogur, Bislimi u shpreh se “Natyrisht se ka vështirësi për arsye se nuk mund të mbahen takime të nivelit të lartë, por megjithatë janë disa tema ku Kosova mund të përfitojë nëse ka konstruktivitet apo qasje konstruktive nga ana e Serbisë edhe mendoj që nuk do të ishte në rregull nëse ne i humbim këto shanse për shkak se në Prishtinë ka pengesa në konstituimin e Kuvendit”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia e Kosovës reagon ndaj komunikatës së Eparkisë Rashkë-Prizren

Policia e Kosovës reagon ndaj komunikatës së Eparkisë Rashkë-Prizren

Eurodeputeti gjerman pas deklaratës skandaloze të ministres serbe Paunoviq: Pres shkarkimin e saj

Eurodeputeti gjerman pas deklaratës skandaloze të ministres serbe Paunoviq: Pres shkarkimin e saj

FSK pjesë e konferencës së Forcave Ajrore Amerikane për Evropë, ushtarët vizitojnë Bazën Ajrore të Kuçovës në Shqipëri

FSK pjesë e konferencës së Forcave Ajrore Amerikane për Evropë, ushtarët vizitojnë Bazën Ajrore të Kuçovës në Shqipëri

Fundjavë e nxehtë në Kosovë, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 35 gradë

Për herë të parë në histori, fituesit e Botërorit do të marrin unaza kampioni

Kisha serbe “mbron” Paunoviqin, reagim i Institutit “Octopus” ndaj deklaratës së Eparkisë së Rashkës -Prizrenit

Kisha serbe “mbron” Paunoviqin, reagim i Institutit “Octopus” ndaj deklaratës së Eparkisë së Rashkës -Prizrenit

Shembja e shtëpisë në “Lagjen e Spitalit” – Raportimi ekskluziv i Tëvë1 aktivizon organet e rendit

Shembja e shtëpisë në “Lagjen e Spitalit” – Raportimi ekskluziv i Tëvë1 aktivizon organet e rendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën