TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bislimi nga Gjermania kërkon trajtim meritokratik për aplikimin e Kosovës në BE

by teve1
1 vit ago
1
A A
Bislimi nga Gjermania kërkon trajtim meritokratik për aplikimin e Kosovës në BE

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, është duke marrë pjesë në ngjarjet që po organizohen në kuadër të ndarjes së çmimeve Ndërkombëtare Charlemagne në Aachen, ku ishte folës në panelin me titull “Më shumë Evropë për një Evropë më të fortë?”.

Siç thuhet në komunikatë, Bislimi përgjatë adresimit të tij dhe bashkëbisedimit ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, ku edhe ka aplikuar në dhjetorin e vitit 2022 për marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Theksoi se vendi ynë meriton që aplikimi të trajtohet në mënyrë serioze dhe në baza meritokracie nga Bashkimi Evropian dhe të ndërmerren hapa konkrete në këtë drejtim, kur tashmë edhe kanë kaluar 9 vite të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit”, thuhet në komunikatë.

Bislimi po ashtu ka folur edhe mbi arritjet e qeverisë në zbatim të reformave e përafrimit me standardet evropiane, linjëzimin e Kosovës me politikën e jashtme të BE-së, punën e zhvilluar në lidhje me Planin e Rritjes, si dhe zhvillimin ekonomik dhe progresin në indikatorët demokratik që ka njohur vendi, të dëshmuar dhe nga matjet e ndryshme ndërkombëtare.

“Bislimi nënvizoi rëndësinë e zgjerimit të BE-së dhe nevojën për një rrugë të qartë drejt anëtarësimit për vendet të cilat kanë synim të bëhen pjesë e familjes evropiane”, theksohet tutje në komunikatë.

Në kuadër të qëndrimit në Aachen, Bislimi thuhet se do të marrë pjesë edhe në ceremoninë ku Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vlerësohet me çmimin ndërkombëtar Charlemagne 2025./teve1.info/

Tags: aplikimBashkimi EvropianBesnik BislimiKosova
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova pret sezon rekord të grurit, Kurti e nis fushatën e korrje-shirjeve në Podujevë

Kosova pret sezon rekord të grurit, Kurti e nis fushatën e korrje-shirjeve në Podujevë

​”Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi e as paqe”, Kosova kujton viktimat e Srebrenicës

​”Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi e as paqe”, Kosova kujton viktimat e Srebrenicës

Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit

Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajze e mitur në Prishtinë, policia nis hetimet

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

Aksident i rëndë në Mirditë, 16-vjeçari merr veturën pa leje – lëndohen 6 kushërinjtë e mitur

Kosova pret sezon rekord të grurit, Kurti e nis fushatën e korrje-shirjeve në Podujevë

Kosova pret sezon rekord të grurit, Kurti e nis fushatën e korrje-shirjeve në Podujevë

Rama: Koncerti i Kanye West është investim për Shqipërinë, jo shpenzim

Rama: Koncerti i Kanye West është investim për Shqipërinë, jo shpenzim

​”Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi e as paqe”, Kosova kujton viktimat e Srebrenicës

​”Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi e as paqe”, Kosova kujton viktimat e Srebrenicës

Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit

Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit

Pse trangujt bëhen të hidhur dhe si ta ndaloni problemin me kohë

Pse trangujt bëhen të hidhur dhe si ta ndaloni problemin me kohë

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajze e mitur në Prishtinë, policia nis hetimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën