TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Bislimi: Mos liberalizimi i vizave, mungesë e vullnetit të përkushtimit nga BE-ja

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Bislimi: Mund t’i suspendohet licenca Elektroserverit

Kështu u tha në panelin me temën “Autonomia Strategjike Evropiane në Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung në Kosovë.

Ralf Melzer, shef i Zyrës rajonale të Friedrich Ebert Stiftung (FES-SOE) Sarajevë theksoi se koncepti i autonomisë strategjike evropiane në Ballkanin Perëndimor nuk ka të bëjë vetëm me raportet me vendet e këtij rajonit, por edhe të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Ai gjithashtu theksoi se pushtimi rus i Ukrainës ka kthyer fokusin e Bashkimit Evropian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Agresioni rus në Ukrainë ka kthyer fokusin në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në një hartë strategjike, e cila nënkupton gjithashtu se ne duhet të përkushtohemi më tepër nga aspekti strategjik në rajon dhe kjo sfidë në veçanti është e rëndësishme në marrëdhëniet me Kosovën”, ka thënë ai.

Ndërsa zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Besnik Bislimi ka folur për rëndësinë e një qasje më ndryshe strategjike të Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor për shkak të reflektimit të luftës në Ukrainë si pasojë e agresionit të pajustifikuar rus.

“Çështja e parë që duhet diskutuar është ajo se çfarë e bën Ballkanin Perëndimor aq të veçantë. Ne duhet të ndryshojmë qasjen tonë dhe strategjinë tonë ndaj momentumit të ri se nuk mund të ecim më përpara me filozofinë e vjetër në Ballkanin Perëndimor. Kjo është ajo që e bën Ballkanin Perëndimor të veçantë. Duhet përmendur se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë ende anëtare të BE-së ose janë në proces të integrimeve, disa mund të thonë për shkak të tensioneve përreth ose afërsisë me BE-në…”, ka thënë Bislimi.

Bislimi ka përmendur edhe mos liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës si vendi i fundit në rajon që nuk e gëzon ende një drejtë të tillë, pavarësisht deklarimeve të Bashkimit Evropian se vendi ynë tashmë ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara.

“Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, unë nuk kam parë asnjë vendim të vetëm të Bashkimit Evropian që ka zgjedhur për të reflektuar. Unë nuk kam parë asnjë vendim ku BE-ja do të thoshte se ne kemi marrë mësimin… Për shembull ende nuk ka liberalizim të vizave dhe ende ka debate në nivele të larta të BE-së ku të thonë se ne e kemi bërë me Katarin, Kuvajtin. Askush nuk ka vullnetin të thotë, ejani, është momentumi i ri… kredibiliteti i BE-së është në rrezik… Ende BE thotë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për vizat në vitin 2018 dhe e njëjta BE ka konkluduar se nuk do të ketë kushte të reja dhe kritere të reja dhe kur del në debat, njëkohësisht dikush thotë se ky është sistemi ETIAS… Kjo është mungesë e vullnetit të përkushtimit”, ka thënë Bislimi.

Ndryshe, ideja e sistemit ETIAS u hodh nga përfaqësuesi i Francës në takimin e grupit punues për vizat.

ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit. Ky sistem që është elektronik mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk kanë nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Schengen.

Aty kërkohet emri, mbiemri, vendi i lindjes, gjinia, kombësia dhe secili që plotëson formularin duhet të ketë pasaportë, email dhe një kartë krediti për të kryer pagesën simbolike për këtë dokument.

Autorizimi për udhëtim lëshohet shpejt dhe në mënyrë automatike, përveç nëse ka dyshime për të kundërtën.

Dokumenti valid ETIAS më pas rishikohet nga roja kufitare e shtetit përkatës, që merr vendimin final për hyrjen e udhëtarit në një vend të Zonës Schengen.

Procedura ligjore për të miratuar sistemin ETIAS në Evropë ka nisur më 2016, dhe sistemi pritet të jetë plotësisht operacional në fund të vitit 2023. /kp/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çfarë ndodhi me doracakun e edukimit seksual në Kosovë

Çfarë ndodhi me doracakun e edukimit seksual në Kosovë

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Ndalohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Han të Elezit për kalim ilegal të kufirit

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Të shtëna me armë ndaj një autosalloni në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, dëmtohen disa vetura

E shtuna me temperatura deri në 37°C

Parashikimi i motit për sot

Çfarë ndodhi me doracakun e edukimit seksual në Kosovë

Çfarë ndodhi me doracakun e edukimit seksual në Kosovë

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Ndalohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Han të Elezit për kalim ilegal të kufirit

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Të shtëna me armë ndaj një autosalloni në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, dëmtohen disa vetura

I diplomuar për inxhinieri, ky është autori nga Kalifornia që qëlloi me armë në darkën e Presidentit Trump me gazetarët

I diplomuar për inxhinieri, ky është autori nga Kalifornia që qëlloi me armë në darkën e Presidentit Trump me gazetarët

E shtuna me temperatura deri në 37°C

Parashikimi i motit për sot

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Të shtëna me armë në darkën ku ndodhej Donald Trump

​Nis peticioni për përfshirjen e Murat Jasharit në garën për president

​Nis peticioni për përfshirjen e Murat Jasharit në garën për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën