TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bislimi: Integrimi euroatlantik mbetet një nga prioritetet më të rëndësishme

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Bislimi: Integrimi euroatlantik mbetet një nga prioritetet më të rëndësishme

Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, u zhvillua mbledhja e pestë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian.

Kjo mbledhje u kryesua nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

“Integrimi i Kosovës në institucionet euro-atlantike ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet më të rëndësishme të Qeverisë së Kosovës, andaj çdo hap që ndërmerret në drejtim të këtij objektivi strategjik është një hap i duhur tutje drejt integrimit të Kosovës në këto institucione dhe organizata.” tha zëvendëskryeministri Bislimi në hapjen e kësaj mbledhjeje, njoftohet përmes një komunikate për media.

Fillimisht në pjesën e parë të mbledhjes është diskutuar për masat të cilat kanë arritur zbatim në Planin e Veprimit ERA II dhe aspektin e përgjithshëm të gjendjes së zbatimit sipas institucioneve dhe në të dytën hapat dhe reformat kyçe të parapara në kuadër të Programit Kombëtar për Integrim Evropian, PKIE 2023-2027.

Në këtë mbledhje të pestë të këtij Këshilli, u fol dhe rreth detyrave konkrete dhe sfidave të mundshme në zbatimin e arritjen e objektivave drejt rrugës së integrimit evropian të Republikës së Kosovës.

“Siç e dini, më 15 dhjetor 2022 kemi dorëzuar zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në BE. Në veçanti tani pas aplikimit për anëtarësim pritet përshpejtim i zbatimit të reformave dhe përmirësimi i cilësisë dhe ndikimit të tyre në jetën e qytetarëve. Fokusi qëndron tek krijimi i momentumit për pranimin e pyetësorit nga Komisioni Evropian për t’u vlerësuar për statusin e shtetit kandidat për anëtarësim. Prandaj, është me rëndësi kyçe që reformat nën përgjegjësinë e institucioneve që drejtoni të zbatohen brenda afateve kohore të vendosura nga vetë institucionet tuaja, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit si institucionin kryesor koordinues për integrim evropian.” shtoi ndër të tjera zëvendëskryeministri Bislimi.

Zyra e Zëvendëskryeministrit për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog së bashku me Drejtoritë përkatëse të integrimit evropian do të monitorojnë rregullisht procesin e zbatimit të reformave dhe do të bashkëpunojnë ngushtë me ministritë, Kuvendin e Kosovës, këshillat dhe agjencitë e pavarura për përmbushjen e obligimeve të agjendës evropiane./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidenti para 6 tetorit, analistët: Ka ende mundësi për marrëveshje, por sinjalet flasin për zgjedhje

Presidenti para 6 tetorit, analistët: Ka ende mundësi për marrëveshje, por sinjalet flasin për zgjedhje

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar

“LVV nuk u pajtua” – Gruda tregon pse projektligji për Specialen nuk u përfshi në deklaratën e Kuvendit

Emisioni “Info Nata” 29.09.2026

Shqipëria mposht San Marinon, merr kreun e grupit

Shqipëria mposht San Marinon, merr kreun e grupit

“LVV nuk u pajtua” – Gruda tregon pse projektligji për Specialen nuk u përfshi në deklaratën e Kuvendit

“LVV nuk u pajtua” – Gruda tregon pse projektligji për Specialen nuk u përfshi në deklaratën e Kuvendit

Ushqimet që mund t’i hani gjatë natës, pa frikë

Ushqimet që mund t’i hani gjatë natës, pa frikë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën