TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bislimi: Entitetet ilegale s’kanë vend në Kosovë, s’do duhej të ishte e pranueshme as për BE-në

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se veprimi i djeshëm për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës është në shërbim të mbrojtës së ligjit dhe konkurrencës.

Ai ka thënë se këto degë të kësaj poste kanë vepruar ilegalisht në Kosovë dhe se veprime të tilla dhe strukturat paralele nuk kanë vend në Kosovë.

“Posta e Serbisë ka vepruar ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës. Veprimet e ndërmarra ditën e djeshme nga Policia, janë vetëm në shërbim të mbrojtjes së sundimit të ligjit, konkurrueshmerisë, dhe kushtetutshmërisë në vend. Strukturat paralele dhe aktiviteti ilegal, nuk kanë vend në Republikën e Kosovës. Kjo, do të duhej të mbështetej fuqishëm edhe nga partnerët e aleatët tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar Bislimi.

Ai ka thënë se veprimi ilegal i kësaj poste nuk arsyetohet edhe pse është konsideruar si diskutim për të ardhmen në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.

“Prezenca e këtyre zyrave në territorin e Republikës së Kosovës përveçse paraqet shkelje të rëndë të parimeve të fqinjësisë së mirë, ato gjithashtu përbëjnë aktivitet ilegal, shkaktojnë çrregullim tregu, dhe prishjen e konkurrencës.Fakti që çështja e shërbimeve postare është konsideruar si diskutim për të ardhmen në marrëveshjet e kaluara të viteve 2013 dhe 2015, nuk nënkupton që në ndërkohë Posta e Serbisë të vijojë operimin ilegal në vend, të shkelë të gjitha rregullat, ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Asgjë nuk nënkupton të drejta, apo tolerim të entiteve ilegale në vend. Kjo assesi nuk mund të jetë e pranueshme dhe e lejueshme për shtetin tonë, e parimisht nuk do të duhej të ishte e pranueshme as nga ana e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Bislimi në Facebook pas reagimeve të BE-së dhe ShBA-së për aksionin e së hënës.

Për aksionin  djeshëm të ARKEP dhe Policisë së Kosovës ku u mbyllën nëntë degë të Postës së Serbisë në Kosovë, kanë reaguar edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ato kanë shprehur zhgënjimin me këtë veprim duke thënë se ishte i njëanshëm dhe i pakoordinuar./teve1.info/

 

Tags: Besnik BislimiPosta e Serbisereagimi i BE-se
ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes në QKUK edhe 31-vjeçarja e dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Podujevë

Motivet e vrasjes së dyfishtë në Majac ende nuk dihen, e dyshuara mori peng 73-vjeçaren

Motivet e vrasjes së dyfishtë në Majac ende nuk dihen, e dyshuara mori peng 73-vjeçaren

Behrami: Kurti dëshiroi garë për presidentin, jo marrëveshje

Behrami i reagon ambasadorit gjerman: Heshtët për shkeljet që u bënë nga Specialja

Kremlini paralajmëron SHBA-në kundër sulmit ndaj centralit bërthamor të Iranit

Kremlini paralajmëron SHBA-në kundër sulmit ndaj centralit bërthamor të Iranit

Italia mbetet pa Chiesan

Italia mbetet pa Chiesan

SHBA lëshon alarm sigurie në shkallë globale mes rritjes së tensioneve me Iranin

SHBA lëshon alarm sigurie në shkallë globale mes rritjes së tensioneve me Iranin

Hysaj e Laçi optimistë për duelin në Varshavë

Hysaj e Laçi optimistë për duelin në Varshavë

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

Irani kërcënon të vendosë mina detare në të gjithë Gjirin Persik nëse sulmohen brigjet ose ishujt e tij

Irani kërcënon të vendosë mina detare në të gjithë Gjirin Persik nëse sulmohen brigjet ose ishujt e tij

Foda flet për mungesën e Rrahmanit dhe Avdullahut

Foda flet për mungesën e Rrahmanit dhe Avdullahut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën