TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bislimi: E çuditshme, Borrell ndryshoi letrat që na dërgoi

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Bislimi: Kemi plan ambicioz për integrim evropian këtë vit

Bislimi deklaron se Kosova i është përgjigjur letrës së Josep Borrell, Përfaqësues i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, duke ia sqaruar se fushata informuese për qytetarët serbë të Kosovës, ka ekzistuar, dhe ku pothuajse çdo qytetar është informuar për masën.

“I treguam (Borrellit v.j) se mund ta diskutojmë pastaj mundësinë e shtyrjes edhe për një muaj që të akomodohet kjo brengë e tij, ndërkaq për dokumentin hyrje/dalje kemi treguar që në fakt nuk kemi nevojë për fushatë informuese meqë kjo masë nuk u vendoset qytetarëve të Kosovës, por u vendoset qytetarëve të Serbisë që futen në Kosovë dhe nuk ka nevojë për kurrfarë masa përgatitore nga këta qytetarë, meqë ata nuk duhet të tregojnë diçka apo të japin diçka për dorëzim, por marrin dokument, që do të thotë serbet e veriut nuk preken nga ky vendim”, tha ai në një intervistë për RTK-në.

Bislimi shpjegon se Brukseli zyrtar ka pasur krejtësisht  brengë artificiale. “Mirëpo siç duket zoti Borrell nuk ka qenë i kënaqur me këtë përgjigje dhe pastaj kemi pasur vizitë nga Hovenier, që unë mendoj që ka qenë vizitë shume qëllim mirë dhe ka dashur që ta zbehë ketë angazhimin jo parimor të Bashkimit Evropian. Aty është thanë që në asnjë rast,  bashkësia ndërkombëtarë nuk kërkon rishikimin e masave”, shpjegon Bislimi.

“Bashkësia ndërkombëtare është plotësisht e vetëdijshme që Kosova plotësisht ka të drejtë dhe është duke zbatuar masat që veç kanë qenë të dakorduara, që Kosova i ka kryer të gjitha obligimet e saj në këtë rast, por që duhet t’i marrim edhe argumentin e fundit të palës serbe për rezistencë pasive”.

Duke shpjeguar këtë pjesë, Bislimi thotë se kur flitet për palën serbe, duhet bërë dallimin që të gjitha trazirat të cilat Vuçiq i inskenon, nëpër vendet e rajonit, i maskon nën idenë e revoltave të qytetarëve lokal.

“Tanimë është bërë e ditur për secilin që nuk ka revolta të qytetarëve lokal, por janë revolta të inskenuara dhe të orkestruara nga vet qendra në Beograd dhe nga vet Vuçiq”, thotë Bislimi, sipas të cilit, gjithashtu është kërkuar kjo periudhe 30 ditore, në mënyrë që pastaj edhe qytetarët  në veri të Kosovës të informohen saktë për manipulimet dhe instrumentalizimin që Beogradi po u bën atyre.

“Për informim të plotë, Borrell  ka dërguar një shkresë në mëngjes pak para nisjes së tij për në Kamboxhia, por ne kemi thënë që kjo shkresë që dërgohet përmes mjeteve të komunikimit jo zyrtare, duhet të zyrtarizohet, pra duhet të vijë në mënyrë zyrtare”, shpjegon zëvendëskryeministri Bislimi.

“Por pastaj kemi vërejtur diçka të çuditshme. Ka pasur dallime të mëdha mes formulimeve në shkresën e parë (jo zyrtare v.j)  dhe letrës zyrtare që e ka dërguar zoti Borrell”, thotë Bislimi.

“Ne  kemi një indice se pse ka ndodhë kjo, por ne do ta përdorim në momente të caktuara gjatë bisedimeve në Bruksel”.

Më tej ai thotë se ky gabim mund të përkthehet ndoshta në një avantazh të Kosovës, pastaj në momente të caktuara.

Bislimi thotë se nga ky komunikim, nuk pasur më kontakte me Brukselin, përveç takimit që ka pasur kryeministri Kurti me Tomas Szunyog, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë.

“Ka mundësi që kërkesa për impenjim edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka ardhur pastaj nga Brukseli, por këtë ne nuk e dimë”, thotë Bislimi. /rtk/

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ: Procesi i votimit me postë u zhvillua me transparencë të plotë

KQZ: Procesi i votimit me postë u zhvillua me transparencë të plotë

Zvicra me fitore bindëse kundër Bosnjës, shënon Xhaka

Zvicra me fitore bindëse kundër Bosnjës, shënon Xhaka

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Përleshje në Prishtinë: tre të lënduar, dy prej tyre dyshohet se janë plagosur me armë zjarri

Abdixhiku: Strukturat e LDK-së nuk bien pre e propagandës

Abdixhiku: Strukturat e LDK-së nuk bien pre e propagandës

KQZ: Procesi i votimit me postë u zhvillua me transparencë të plotë

KQZ: Procesi i votimit me postë u zhvillua me transparencë të plotë

Zvicra me fitore bindëse kundër Bosnjës, shënon Xhaka

Zvicra me fitore bindëse kundër Bosnjës, shënon Xhaka

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Përleshje në Prishtinë: tre të lënduar, dy prej tyre dyshohet se janë plagosur me armë zjarri

Abdixhiku: Strukturat e LDK-së nuk bien pre e propagandës

Abdixhiku: Strukturat e LDK-së nuk bien pre e propagandës

Shkodra për formimin e institucioneve: Situata është komplekse sikurse para 28 dhjetorit

Shkodra për formimin e institucioneve: Situata është komplekse sikurse para 28 dhjetorit

Aktivisti në Shqipëri: Protesta nuk do të ndalet deri në dorëheqjen e Ramës

Aktivisti në Shqipëri: Protesta nuk do të ndalet deri në dorëheqjen e Ramës

“Këndi i Debatit” 18.06.2026

“Këndi i Debatit” 18.06.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën