TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bislimi: Demaçi me qëndresën e tij u bë flamuri dhe simboli të cilin e ndoqi rinia e Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Bislimi: Demaçi me qëndresën e tij u bë flamuri dhe simboli të cilin e ndoqi rinia e Kosovës

Ish i burgosuri politik, Xhevat Bislimi tha se veprimtari, Adem Demaçi i ka kaluar përmasat e kombit shqiptar sidomos pas viteve 90-ta, kur edhe është bërë një personalitet evropian e botëror. Bislimi madje theksoi se Demaçi është personaliteti i cili me veprimtarinë dhe qëndresën e tij politike kundër pushtuesit serb, u bë flamuri dhe simboli të cilin e ndoqi rinia e Kosovës. Këtë vlerësim Bislimi i dha në pesëvjetorin e vdekjes së Demaçit.

“Është personalitet që me veprimtarinë e tij, me krijimtarinë e tij letrare, dhe qëndresën e tij mbi të gjitha, u bë flamuri ynë, u bë qëndrestari ynë, simboli ynë, të cilin e ndoqi rinia e Kosovës. Ndoshta populli shqiptar, lëvizja jonë kombëtare, te emri i tij, te figura e tij, te vepra e tij, e gjeti simbolin pas të cilit shkoi dhe ai emër u bë emër si të thuash në një mënyrë i dashur për të gjithë rininë shqiptare,  emër shpresëdhënës”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Teksa shtoi se “Adem Demaçi është prej figurave më të rëndësishme të lëvizjes tonë kombëtare dhe e popullit shqiptar, jo vetëm në trojet e pushtuara, por kudo ku ka shqiptar”.

Demaçi ishte autor i disa librave: Fërkime, Gjarpijtë e gjakut, Libër për Vet Mohimin, Heli e Mimoza, Nëna Shegë e pesë gocat, Shkrumbnajë e dashur, Dashuria Kuantike e Filanit, Alb Prometeu, Politika, Pushka dhe Tung vargu im. Ai ka vdekur më 26 korrik të vitit 2018-të.

Ndryshe, në pesë vjetorin e vdekjes së tij, kryeministri Albin  Kurti bashkë me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë bërë homazhe tek varri i Demaçit.

Kurti, ka thënë se veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi ka qenë një figurë e jashtëzakonshme dhe unike e kombit shqiptarë./teve1.info./

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” po rrezikojnë qytetarët

Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” po rrezikojnë qytetarët

Thaçi nis fjalën përfundimtare në Hagë

Në rasti dënimi, çfarë kërkon mbrojtja e Thaçit nga trupi gjykues?

Tahiri-Beqa: Takimet e Kurtit me opozitën, më shumë për imazh sesa për zgjidhje konkrete

Tahiri-Beqa: Takimet e Kurtit me opozitën, më shumë për imazh sesa për zgjidhje konkrete

S’ka marrëveshje Kurti-Abdixhiku, PDK me kërkesë për Kurtin

S’ka marrëveshje Kurti-Abdixhiku, PDK me kërkesë për Kurtin

Sulmet izraelite vrasin të paktën 12 palestinezë në Gaza, mes shkeljeve të reja të armëpushimit

Sulmet izraelite vrasin të paktën 12 palestinezë në Gaza, mes shkeljeve të reja të armëpushimit

Trump thotë se iranianët “duan të dëgjojnë bomba sepse duan të jenë të lirë”

Trump thotë se iranianët “duan të dëgjojnë bomba sepse duan të jenë të lirë”

​VLEN: Protesta e studentëve flet për dështimin e atyre që me vite kishin pushtetin

​VLEN: Protesta e studentëve flet për dështimin e atyre që me vite kishin pushtetin

​BDI pas protestës së studentëve në Shkup: Politikë e organizuar për dobësimin e gjuhës shqipe në institucione

​BDI pas protestës së studentëve në Shkup: Politikë e organizuar për dobësimin e gjuhës shqipe në institucione

Trump pranon se SHBA armatosi protestuesit në Iran gjatë demonstratave antiqeveritare

Trump pranon se SHBA armatosi protestuesit në Iran gjatë demonstratave antiqeveritare

Trumpi vendos afat përfundimtar ndaj Teheranit, e quan propozimin iranian “jo të mjaftueshëm”

Trumpi vendos afat përfundimtar ndaj Teheranit, e quan propozimin iranian “jo të mjaftueshëm”

Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” po rrezikojnë qytetarët

Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” po rrezikojnë qytetarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën