TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bilali thotë se situata në Kuvend po bëhet për shkak të hetimeve ndaj Sali Berishës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Bilali thotë se situata në Kuvend po bëhet për shkak të hetimeve ndaj Sali Berishës

Deputetja nga radhët e Partisë Socialiste në Shqipëri, Edona Bilali vlerëson se situata e krijuar sot në Kuvendin shqiptar “është për të ardhur keq”.

Seanca e cila u përcoll me sprej tymues, sipas Bilalit u bë për shkak të ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit është nën hetime për dy vepra penale nga Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK).

“Çdo kush që e ka shkelur Ligjin, është e pamundur t’i fshihet drejtësisë. Ai do të përballet njësoj sikurse mund të përballen edhe kolegët nga krahu jonë nesër, pasnesër…në rastin e Berishës ai është shpallur nongrata për minim të demokracisë, ndërkohë që patjetër deputetët janë duke u përdorur për një kauzë personale…kjo situatë tashmë është krejtësisht e sistur nga një problematikë personale familjare e një individi që SHBA e ka shpallur nongrata, që luftën tashmë e ka me sistemin e drejtësisë. Dhe që kur SPAK-u, një strukturë tek e cila ne kemi investuar, filloi lëvizjet e para, kjo solli një reaksion zingjir me pretekste nga më absurd, sigurisht të palegjitimuara në Kushtetutë apo në rregulloren e Kuvendit, për me pa ato pamje që ju sapo transmetuat”, deklaroi ajo në një lidhje direkte në “Ditari” në Tëvë 1.

Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit duke vendosur karrige dhe më pas hodhën sprej tymues.

Ata po akuzojnë shumicën për refuzimin e ngritjes së disa komisioneve hetimore, me ç’rast Sali Berisha është shprehur se bllokimi i komisioneve dhe seancave parlamentare do të vijojë derisa të plotësohen kërkesat e opozitës. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

AAK kërkon tryezë diskutimi për presidentin, refuzon formatin ‘një me një’

AAK kërkon tryezë diskutimi për presidentin, refuzon formatin ‘një me një’

Kurti paralajmëron ligj për çmimet tavan, kundërshton propozimin për heqjen e TVSh-së dhe akcizës për karburantet

Kurti paralajmëron ligj për çmimet tavan, kundërshton propozimin për heqjen e TVSh-së dhe akcizës për karburantet

Nis seanca në Apel në rastin e Dibran Hoxhës

Nis seanca në Apel në rastin e Dibran Hoxhës

Kurti: Nëse dëmi nuk riparohet një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa energji elektrike që në mëngjes

Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të rikthehet e vërteta e plotë në qershor

AAK kërkon tryezë diskutimi për presidentin, refuzon formatin ‘një me një’

AAK kërkon tryezë diskutimi për presidentin, refuzon formatin ‘një me një’

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Sistemi politik në Serbi i dominuar nga roli i presidentit

Kurti paralajmëron ligj për çmimet tavan, kundërshton propozimin për heqjen e TVSh-së dhe akcizës për karburantet

Kurti paralajmëron ligj për çmimet tavan, kundërshton propozimin për heqjen e TVSh-së dhe akcizës për karburantet

Muriqi flet për ndeshjen me Turqinë

Muriqi flet për ndeshjen me Turqinë

Nis seanca në Apel në rastin e Dibran Hoxhës

Nis seanca në Apel në rastin e Dibran Hoxhës

Gjasat janë të barabarta apo “50-50” për selektorin Foda

Gjasat janë të barabarta apo “50-50” për selektorin Foda

Kurti: Nëse dëmi nuk riparohet një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa energji elektrike që në mëngjes

Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të rikthehet e vërteta e plotë në qershor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën