TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Bie prodhimi në të gjithë sektorët në Maqedoni

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
​Bie prodhimi në të gjithë sektorët në Maqedoni

Në kohë krize, biznesmenët thonë se kanë nevojë për një analizë të mirë parandaluese, nëse është më fitimprurëse të investosh apo të kursesh para në raste të vështira.

“Për teneqet e çelikut që i prodhojmë, mund të them se tregjet janë mjaft aktive për momentin, ku çmimet e shitjes janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i vitit, mendoj nga reagimi i tepërt ndaj luftës në Ukrainë. Shumë investitorë që kishin plane të mëdha për këtë vit u tërhoqën dhe i vendosën të gjitha pozicionet e tyre në pritje, në mënyrë që të shohin se si do të zhvillohet situata e përgjithshme”, tha Petar Janeski- afarist

Sa i përket prodhimit industrial, përkundër informacioneve nga terreni se për shkak të krizës dhe uljes së porosive, fabrikat prodhojnë më pak, të dhënat e Entit shtetëror të statistikave tregojnë se në mars të këtij viti ka pasur rritje prej 3,2 %. Nga informacioni i raportit rezulton se, përveç sektorit të xehetarisë dhe prodhimit të energjisë, të cilët shënojnë rritje më serioze të prodhimit, pothuajse të gjithë sektorët e tjerë kanë rënie. Është ulur edhe prodhimi i ushqimeve, pijeve, tekstilit dhe përpunimi i drurit, rënia ka edhe te prodhimi i metaleve.

Prodhim industrial

Prodhimi i ushqimit minus 5.8%

Prodhimi i pijeve minus 25%

Prodhimi i tekstilit minus 13.3%

Përpunimi i drurit minus 16.1%

Prodhimi i metaleve minus 10.9%

Shteti ka vënë në dispozicion disa masa kundër krizës. Përveç ndihmës për paga, janë hequr disa procedura doganore dhe disa procedura burokratike. Goditja më e madhe për biznesin e madh është rritja e çmimeve të energjisë. Pjesa e energjisë elektrike në çmimin e produktit përfundimtar nga fabrikat lëviz nga 20 deri në 60 për qind. Për shkak të kësaj, shumica e produkteve që qytetarët i blejnë çdo ditë shënojnë rritje të jashtëzakonshme. Edhe pse njoftimet nga sektori i biznesit janë se këto goditje nga inflacioni do të ngadalësohen në fund të vitit, ekonomistët janë më se të sigurt se rritja aktuale e çmimeve nuk do të kthehet kurrë as në nivel të afër siç ka qenë para krizës. /Alsat.mk/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Erdogan kërkon respektimin e “vullnetit të përbashkët” të Turqisë dhe Libisë në Mesdheun Lindor

Erdogan kërkon respektimin e “vullnetit të përbashkët” të Turqisë dhe Libisë në Mesdheun Lindor

Armëpushimi në Gaza nuk e ka ndaluar Izraelin të kryejë gjenocid, thotë raporti i ri i OKB-së

Armëpushimi në Gaza nuk e ka ndaluar Izraelin të kryejë gjenocid, thotë raporti i ri i OKB-së

Turqia, Arabia Saudite, Pakistani dhe Irani zotohen për bashkëpunim në çështjet rajonale

Turqia, Arabia Saudite, Pakistani dhe Irani zotohen për bashkëpunim në çështjet rajonale

Opozita akuzon Netanyahun për nxitjen e një konflikti me Iranin para zgjedhjeve në Izrael

Opozita akuzon Netanyahun për nxitjen e një konflikti me Iranin para zgjedhjeve në Izrael

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Klubi i vitit, Paris Saint-Germaini

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën