TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bie numri i aplikimeve në UP, Rektorati: Ndër arsyet edhe largimi i të rinjve

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Bie numri i aplikimeve në UP, Rektorati: Ndër arsyet edhe largimi i të rinjve

Mbi 6 mijë e 100 të rinj kanë aplikuar për të vazhduar studimet në Universitetin më të madh publik në vend, atë të Prishtinës (UP) për vitin akademik 2023/24.

Ky numër është për mbi 1 mijë e 800 më pak se për vitin akademik aktual 2022/23.

Nga Rektorati i UP-së thonë se numri i ulët i studentëve lidhet me faktin se edhe numri i maturantëve në nivel vendi ka rënë, por nuk e përjashtojnë që ndikim ka edhe largimi i të rinjve.

UP-ja do të hapë konkurs plotësues edhe për 2 mijë e 700 vende të lira në fakultetet e saj.

Nga organizatat studentore të UP-së thonë se mungesa e vendeve të punës pas diplomimit i ka bërë shumë të rinj që të mendojnë të largohen pa përfunduar as ciklin e studimeve bachelor në Kosovë, ndërsa rendisin edhe arsye të tjera. Por, profesoresha e Universitetit të Arteve, Besa Luzha thotë se nuk është e domosdoshme që të rinjtë të vazhdojnë patjetër me studime.

Rektorati i Prishtinës, konsideron se shkak i numri të ulët të aplikimeve në fakultetet e Universitetit të Prishtinës ka ndikuar edhe “lëvizjet e brendshme dhe të jashtme të rinjve në Kosovë”.

“Në afatin e parë te konkursit për pranimin e studentëve të rijnë në nivelin bachelor, për këtë vit akademik kanë aplikuar gjithsej 6104 kandidatë. Ndërsa, gjithsej 2711 vende për studentë të rinj do të shpallen në afatin plotësues të konkursit për studime themelore-bachelor në UP në vitin akademik 2023/2024. Krahasuar, në vitin paraprak akademik 2022/23 kane aplikuar 7917. […] Ndër arsyet që mund të ketë ndikuar në uljen e numrit te aplikimeve është edhe fakti se numri i maturantëve në nivel vendi ka rënë dhe kjo është reflektuar edhe në numrin e aplikimeve ne UP. Pastaj, në disa vite akademike, Universiteti i Prishtinës ka regjistruar vetëm studentë të rregulltë dhe jo studentë me korrespodencë. Gjithashtu aspekti demografik, lëvizjet e brendshme dhe të jashtme te rinjve të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Rektoratit.

Nga këta që kanë aplikuar, Rektorati i UP-së tregon se cilat janë programet më të kërkuara për vitin e ardhshëm akademik që do të nisë më 1 tetor.

“Në këtë vit akademik, ndër programet më të kërkuara dhe shumë konkurruese janë: programi Mjekësi e Përgjithshme, programi Inxhinieri Kompjuterike dhe Softuerike, programi Juridik, programi Stomatologji, programi Psikologji, programi Infermieri, programi Arkitekture, programi Gjuhë dhe Letërsi Angleze, programi Gjuhë dhe Letërsi Gjermane”, thuhet në përgjigjen e Rektoratit.

Ndërsa, Besa Luzha, profesoreshë në Fakultetin e Arteve, në degën e Arteve Muzikore, thotë se tregu i arsimit të lartë në Kosovë është i ngarkuar.

Fakulteti ku ajo ligjëron nuk ka pasur aplikime të shumta, por Luzha thotë se vet programet e Arteve Muzikore janë shumë të kufizuara në numër dhe nuk pranojnë shumë studentë të rinj.

“Ne gjithmonë e kemi pasur numrin e kufizuar p.sh. në drejtimin ku unë jap mësim për Pedagogjinë Muzikore gjithmonë pranohen maksimum 25 studentë në afatin e parë, por ka afat të dytë, edhe në master ka shumë pak nga 10 studentë. Në përgjithësi ne duhet të shikojmë se ky tregu i arsimit të lartë është i ngarkuar, Kosova nuk ka nevojë për kaq shumë profile, programe, edhe nuk kemi nevojë për aq shumë të rinj që duhet të studiojnë patjetër, duhet të studiojnë vetëm ata që me të vërtetë e kanë dëshirën, vullnetin, në mënyrë akademike të merren me studime”, thotë Luzha.

Luzha e pranon që edhe kushtet në Fakultetin e Arteve nuk janë ideale dhe kanë në vazhdimësi kërkesa që Artet Muzikore të kenë një ndërtesë në vete.

“Nuk janë kushtet ideale ne po kërkojmë që fakulteti të ketë një ndertes ideale. Sa i përket muzikës ne vazhdimisht kemi ankesa se ndërtesa nuk i plotëson kushtet, nuk ka klasa të mjaftueshme, nuk ka ushtrimore që studentët tanë të ushtrojnë gjatë kohës kur e kanë ushtrimin”, shprehet profesoresha Luzha

Festim Tasholli nga organizata studentore “Unioni Demokratik Studentor”, thotë se e kanë vënë re që në shumë fakultete të Universitetit të Prishtinës ka rënie të aplikimeve. Ai thotë se migrimi mund të jetë arsye kryesore, por ka që zgjedhin edhe kolegje private.

“Në fakultete ku ka pasur interesim më të vogël kanë qenë Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, mund të ceket edhe Fakulteti Juridik dhe Ekonomik këto janë disa drejtime ku ka rënë interesimi. Duke marrë parasysh emigrimi i të rinjve është shkaktari i rënies së numrit të studentëve, por mund të merret parasysh se studentët po zgjedhin fakultete private. Ka shumë studentë që e ndërpresin studimin e tyre dhe vazhdojnë jetën e tyre jashtë vendit. Arsyeja mund të jete mungesa e vendit të punës pas diplomimit ku kemi drejtime të shumta që studentët pas diplomimit nuk mund të gjejnë punë për shkak mungesës së tregut”, shprehet Tasholli për KP.

Përpos Universitetit të Prishtinës, Kosova numëron edhe 6 universitete te tjera publike si dhe dhjetëra të tjera private.

Tags: numri i aplikantëveRektoratiup
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet i vdekur i moshuari që ishte raportuar i zhdukur që nga vera e vitit të kaluar

Gjendet i vdekur i moshuari që ishte raportuar i zhdukur që nga vera e vitit të kaluar

Shtrenjtimi i karburanteve prek xhepin e qytetarëve, një litër naftë arrin gati 1.5 euro në Kosovë

Shtrenjtimi i karburanteve prek xhepin e qytetarëve, një litër naftë arrin gati 1.5 euro në Kosovë

DnV: Të përmbyllet pa vonesë procedura për emërimin e përbërjes së re të KQZ-së

DnV: Të përmbyllet pa vonesë procedura për emërimin e përbërjes së re të KQZ-së

Sot afati i fundit, Qeveria ende duke punuar në komentet për Planin e zbatimit të marrëveshjes

Manxhuka i përgjigjet PDK-së: VV-ja e kandidoi Konjufcën në fund në pritje të ndonjë marrëveshjeje me opozitën

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Mesazhi i Begaj për 7 Marsin: Mirënjohje për mësuesit në Shqipëri dhe diasporë

Sot afati i fundit, Qeveria ende duke punuar në komentet për Planin e zbatimit të marrëveshjes

Manxhuka i përgjigjet PDK-së: VV-ja e kandidoi Konjufcën në fund në pritje të ndonjë marrëveshjeje me opozitën

Gruda: Shpërndarja e Kuvendit, pasojë kushtetuese e dështimit për zgjedhjen e presidentit

Gruda: Shpërndarja e Kuvendit, pasojë kushtetuese e dështimit për zgjedhjen e presidentit

Tahiri: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize të re institucionale

Tahiri: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize të re institucionale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën