Një qytetar i moshës rreth 50-vjeçare ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia e një ure në Mitrovicë mesditën e së mërkurës, raporton teve1.info
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për teve1.info se rasti ka ndodhur në orën 13:30, derisa është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
Zahiti tha se viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion derisa vdekja e tij po hetohet.
“Sot, rreth orës 13:30, është raportuar se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, si pasoj e rënies nga lartësia e urës ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar rreth 50 vjeçar.
Hetuesit policorë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka deklaruar Zahiti.







