Ndërsa qytetarët shprehen se ngritja e çmimeve është e papërballueshme.
Heset Haxha i cili vepron si shitës në tregun e kryeqytetit thotë se ngritja e çmimeve ka bërë që të bie edhe numri i blerësve.
Derisa merret me shitjen e vezëve në treg, thotë se megjithëse ka pasur ngritje të çmimit në këtë produkt, nuk përjashtohet mundësia e një shtrenjtimi tjetër.
Me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit, qeveria ka paralajmëruar se deri në fillim të muajit gusht do të hartohet projektligji për mbrojtjen e furnizimit me produktet themelore, i cili do të ndërhyjë në çmimet e larta të këtyre produkteve.
E nga Ministri e Tregtisë në një përgjigje për Tëvë 1 kanë bërë të ditur se në cilën fazë është ky projektligj.
“Draftimi i Ligjit për Masat e përkohshme të produkteve themelore ka për qëllim rregullimin e masave mbrojtëse të furnizimit të produkteve themelore për konsumatorët në kohë të krizave ekonomike, si dhe mënyrën e zbatimit të tyre. Draft-ligji është në konsultim publik dhe do të procedohet më tutje (pas përfundimit të afatit për konsultim publik) tek organet vendimmarrëse, siç parashihet në Rregulloren 09/2011 të punës së Qeverisë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë
Besnik Avdiaj, njohës i ekonomisë e sheh të panevojshme këtë ndërhyrje.
Sipas Bankës Botërore në Kosovë çmimet produktet ushqimore janë ngritur për 19.2 për qind në muajin qershor.
Kronika e realizuar nga Doresa Geci