TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bideni takohet me Melonin, vlerësojnë shtensionimin e situatës në veri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Bideni takohet me Melonin, vlerësojnë shtensionimin e situatës në veri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është takuar në Shtëpinë e Bardhë me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, me të cilën kanë vlerësuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për shtensionimin e situatës në veri.

Sipas një deklarate për media, të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Bideni dhe Meloni kanë riafirmuar angazhimin që Ballkani Perëndimor të ketë siguri, stabilitet dhe prosperitet.

“Shtetet e Bashkuara dhe Italia riafirmojnë angazhimin e tyre të përbashkët për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e tyre të gjatë për integrimin euroatlantik të rajonit. Ata vendosën të përforcojnë koordinimin për të favorizuar shtensionimin dhe pajtimin dhe pranuan rolin vendimtar të QUINT-it. Shtetet e Bashkuara mirëpresin angazhimin e qeverisë italiane në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë kontributin e forcave të armatosura italiane në misionet e KFOR-it, EULEX-it dhe EUFOR-it Althea”, thuhet në deklaratën e tyre.

Serbët kundërshtuan, dhe turma të tyre sulmuan pjesëtarët e KFOR-it, ata të Policisë si dhe ekipet shqiptare të mediave.

BE-ja dhe SHBA-ja kërkuan që Kosova të tërheq pa vonesë policët nga dhe përreth objekteve komunale e edhe që kryetarët e rinj ta ushtrojnë mandatin jashtë ndërtesave komunale.

Komuna e Leposaviqit, Zveçanit, Mitrovicës së Veriut e Zubin Potokut, që nga maji janë duke u drejtuar nga kryetarë shqiptarë e boshnjak. Ai i Leposaviqit dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, e të cilët i takojnë Vetëvendosjes, janë duke e ushtruar detyrën në zyrat komunale, përkundër protestave të vazhdueshme të serbëve.

Pas protestave të dhunshme në veri, një numër serbësh janë arrestuar. Por, prej kur Kosova dhe BE-ja janë dakorduar për hapat fillestarë drejt shtensionimit të situatës, gjykatat kanë lënë të lirë disa prej të arrestuarve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami i përgjigjet Abdixhikut: Le të flasim për shtetin, por fillimisht duhet ta bëjmë dallimin mes shtetit dhe karriges

Hetuesi i Krimeve Ekonomike, Faton Hashani: Nuk ka përfunduar ende gjurmimi dhe ekzaminimi i vendit të ngjarjes

Hetuesi i Krimeve Ekonomike, Faton Hashani: Nuk ka përfunduar ende gjurmimi dhe ekzaminimi i vendit të ngjarjes

Haxhiu pret ambasadorin e ri belg, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit Kosovë-Belgjikë

Haxhiu pret ambasadorin e ri belg, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit Kosovë-Belgjikë

Gjenden objekte të pazakonta në bodrumin e ish-shkollës Teknike në Obiliq

Arabia Saudite pretendon se 73 persona janë plagosur nga sulmet e Huthëve ndaj objekteve civile

Arabia Saudite pretendon se 73 persona janë plagosur nga sulmet e Huthëve ndaj objekteve civile

​Të rinjtë e Kosovës fuqizohen në Inteligjencën Artificiale

​Të rinjtë e Kosovës fuqizohen në Inteligjencën Artificiale

Britania pritet të vendosë sanksione tregtare ndaj vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor

Britania pritet të vendosë sanksione tregtare ndaj vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën