TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Biden: SHBA po punon për t’ia hequr Ukrainës kufizimin e përdorimit të armëve me rreze të gjatë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Biden: SHBA po punon për t’ia hequr Ukrainës kufizimin e përdorimit të armëve me rreze të gjatë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të martën vonë se administrata e tij është duke punuar për ta gjetur një mënyrë për heqjen e kufizimeve ndaj Ukrainës në lidhje me përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi në luftën e saj kundër Rusisë.

I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara do t’i heqin kufizimet për Ukrainën, Biden u përgjigj duke thënë se administrata e tij “po punon për këtë tani”.

Shtetet e Bashkuara kanë ngurruar ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë armët me të cilat e furnizojnë, për sulme thellë brenda Rusisë, për shkak të druajtjeve se mund ta përshkallëzojnë konfliktin.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, javën e kaluar u bëri thirrje vendeve të Perëndimit t’i heqin kufizimet, duke u thënë liderëve ushtarakë dhe të mbrojtjes, të cilët u mblodhën në Gjermani, se ata nuk duhet t’ia kufizojnë aftësitë vendit të tij për luftimin e forcave të Kremlinit.

Por, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha pas takimit se asnjë armë ushtarake si e vetme nuk është vendimtare për Ukrainën për t’u mbrojtur nga pushtimi i plotë rus, dhe se përdorimi i armëve amerikane për sulme thellë brenda në Rusi nuk do ta kthente luftën në dobi të Ukrainës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Tags: joe bidenSHBAvolodymyr zelensky
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sirena bien në Izraelin qendror ndërsa Irani nis një breshëri të re raketash

Sirena bien në Izraelin qendror ndërsa Irani nis një breshëri të re raketash

Dëshmi të reja për ‘Sarajevo Safari’: Si përzgjidheshin “klientët”, fëmijët si objektiva, si funksiononte rrjeti

Dëshmi të reja për ‘Sarajevo Safari’: Si përzgjidheshin “klientët”, fëmijët si objektiva, si funksiononte rrjeti

Aksident me vdekje në Tiranë, autoboti përplas gruan që po lëvizte me motor

Aksident me vdekje në Tiranë, autoboti përplas gruan që po lëvizte me motor

Izraeli thotë se shefi kryesor i sigurisë së Iranit është vrarë në një sulm ajror

Izraeli thotë se shefi kryesor i sigurisë së Iranit është vrarë në një sulm ajror

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

​Arrestohet i dyshuarin për pastrim parash në vlerë mbi 2 milion euro

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident fatal në Skenderaj, humb jetën një këmbësor 74-vjeçar

“Opozita ka bërë komplot ndaj LVV-së” – Shkodra akuzon opozitën për bllokimin e zgjedhjes së presidentit

“Opozita ka bërë komplot ndaj LVV-së” – Shkodra akuzon opozitën për bllokimin e zgjedhjes së presidentit

Dragusha largohet nga Ramiz Sadiku, gati për Prishtinën

Dragusha largohet nga Ramiz Sadiku, gati për Prishtinën

Sportingu bën mrekullinë, eliminon Bodo/Glimtin

Sportingu bën mrekullinë, eliminon Bodo/Glimtin

Zeqaj për heqjen e masave të BE-së: Kosova është dashur të bëjë lëshime për t’i shmangur sanksionet

Zeqaj për heqjen e masave të BE-së: Kosova është dashur të bëjë lëshime për t’i shmangur sanksionet

Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën