TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Biden pritet të shpallë javën e ardhshme vendimin për të rikandiduar

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Biden: Pandemia e COVID-19 ka përfunduar në SHBA

Presidenti Joe Biden pritet të shpallë zyrtarisht vendimin e tij për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 javën e ardhshme, thanë të enjten tre persona të informuar mbi diskutimet lidhur me këtë çështje.

Personat, të cilët folën në kushte anonimiteti për agjencinë e lajmeve Associated Press, thanë se nuk ishin në dijeni se ishte marrë një vendim përfundimtar për kohën, por se zoti Biden synon ta bëjë këtë të martën, më 25 prill, pikërisht katër vjet pasi ai hyri në garën presidenciale të vitit 2020. Njoftimi pritet të bëhet përmes publikimit të një video mesazhi drejtuar mbështetësve të tij.

Presidenti Biden e ka përsëritur shpesh synimin e tij për të kandiduar për një mandat të dytë, por këshilltarët e tij thonë se ai nuk e shihte si të nevojshëm fillimin e fushatës më herët sepse ai nuk përballet me kundërshtarë të fortë në përpjekjen për të siguruar emërimin e partisë demokrate.

Biden në muajt e fundit është përqëndruar në zbatimin e ligjeve të më mëdha të infrastrukturës, investimeve në fushën e teknologjisë dhe klimës të miratuara gjatë dy viteve të tij të para në detyrë dhe në krijimin e një kontrasti të fortë me republikanët ndërsa Uashingtoni po përgatitet për një betejë mbi tavanin e borxhit. Këshilltarët e tij besojnë se këto përparësi do të përmirësojnë imazhin e tij përpara fushatës për të siguruar një mandat të dytë presidencial.

Presidenti Biden ka ftuar donatorët kryesorë demokratë në Uashington javën e ardhshme për atë që pritej të ishte një darkë me të dhe një seancë strategjike me këshilltarët e tij kryesorë politikë.

Gazeta Washington Post raportoi e para për kohën në të cilën zoti Biden pritet të njoftojë fillimin e fushatës për një mandate të dytë në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuar./VOA

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Mashtroi qytetarët duke u paraqitur si përfaqësuese e një OJQ-je, i ngritët aktakuzë

Vrasja e gruas në Pejë, Prokuroria kërkon masa urgjente ndaj zyrtarëve të dyshuar për mospërmbushje të detyrave zyrtare

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët, në disa zona reshje shiu

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vritet një grua në Pejë, i dyshuari kunati i saj

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën