TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Betohen si deputetë dhe marrin vendime në Qeveri – kontestohet ligjshmëria e veprimeve

Qeveria në detyrë mori 24 vendime përmes mbledhjes elektronike, një ditë më parë. Por, ligjshmëria e tyre po kontestohet nga njohës të fushës, pasi shumica e kabinetit qeveritar tashmë janë betuar edhe si deputetë të Kuvendit.

by Arlind Beqiraj
1 muaj ago
2 0
A A

Ndonëse jo fizikisht, për herë të 32-të u mblodhën të mërkurën.

Kësisoj qeveria në detyrë, përmes mbledhjes elektronike, mori plot 24 vendime.

Mes tyre, edhe vendimet për emërim të komisioneve për pranim të kategorisë së lartë drejtuese për pozita nëpër ministri.

Por, këto vendime të qeverisë në detyrë, po konsiderohen të paligjshme.

Shkak për këtë sipas Vullnet Bugaqkut nga Instituti Demokratik i Kosovës, është fakti se shumica e kabinetit qeveritar tashmë janë betuar edhe si deputetë.
“Çfarëdo vendimi që është marrë mbrëmë dhe nëse në atë vendimmarrje kanë marrë pjesë këta persona të cilët mbajnë funksione të dyfishta, unë mendoj se e kanë shkelur ligjin, madje edhe vetë Ligjin për Qeverinë”, vlerëson ai.

E njëjtë mendon edhe Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Madje ky thotë se vendimet e së mërkurës mbrëma duhet të shfuqizohen.

“Vendimet e djeshme të Qeverisë janë të kundërligjshme, rrjedhimisht ato do të duhej të shfuqizoheshin menjëherë për plot arsye. Një nga arsyet është se një pjesë e tyre janë betuar edhe si deputetë. Sipas Ligjit për Qeverinë, ata do të duhej të jepnin dorëheqje një ditë para certifikimit të rezultateve zgjedhore”, thotë ai.

Ndërkohë, ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, tregon se çfarë ndodh me këto vendime nëse shpallen të jashtëligjshme.

“Këto vendime janë të kundërligjshme dhe në kundërshtim me vetë Ligjin për Qeverinë. Mirëpo, këto vendime nuk mund të shpallen automatikisht ‘nul’, por duhet të iniciohet procedura para gjykatës dhe sigurisht atëherë edhe gjykata do të përcaktojë se këto vendime janë në kundërshtim me ligjin”, shpjegon ai.

E këto vendime, po konsiderohet se mund të kenë edhe pasoja.

“Pasojat mund të jenë të shumëfishta. Mund të ketë pasoja kushtetuese në kuptimin e kontestimit të mandatit të këtyre zyrtarëve. E dyta, mund të jenë pasoja administrative, në kuptimin e asaj që mund të anulohen ato vendime në rast se atakohen në Gjykatën Administrative, dhe e treta, mund të prekin edhe elemente të përgjegjësisë penale”, shprehet Bugaqku.

Ndryshe, palët kanë të drejtë ankese brenda afatit prej 30 ditësh për shfuqizimin e këtyre vendimeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e nesërme, me diell dhe vranësira të shpërndara

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

Sadiku reagon pas vendimit të Vetëvendosjes për t’i votuar Çitakun e Shalën: Duan zgjedhje më 27 dhjetor

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Arsenali fiton ndaj Sunderlandit të Xhakës në udhëtim

Arsenali fiton ndaj Sunderlandit të Xhakës në udhëtim

Vetëvendosje konfirmon se nesër do ta votojnë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Vetëvendosje konfirmon se nesër do ta votojnë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën