TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Betejat e dyta gjysmëfinale

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Betejat e dyta gjysmëfinale

Në mesjavë zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të “Play-off”-it. 

Golden Eagle Ylli është sërish vendas ndaj Sigal Prishtinës, ku takimin e parë e fituan bindshëm therandasit 73:48.

Kampioni dhe lideri do të mundohet të shënojë fitore edhe në përballjen e dytë, në mënyrë që të jetë më afër finales, kurse prishtinasit pasi pësuan humbje të thellë në sfidën e parë kërkojnë fitoren për të barazuar serinë gjysmëfinale.

Në garat e rregullta, Ylli kishte përfunduar si lider me 22 fitore e gjashtë humbje, kurse prishtinasit në vendin e pestë me 15 fitore e 13 humbje, ndërsa në katër përballjet direkte fitore kanë shënuar therandasit.

Gjysmëfinalja e dytë mes Trepçës dhe Pejës pritet të jetë e ‘zjarrtë’ si ajo e para, që përfundoi me fitoren e mitrovicasve 75:68.

Interesimi është i jashtëzakonshëm në Mitrovicë, ku atmosfera ishte e jashtëzakonshme në takimin e parë dhe kështu pritet edhe të enjten mbrëma. Mitrovicasit përfunduan garat e rregullta në vendin e dytë me 19 fitore e shtatë humbje, kurse pejanët në vendin e tretë me 18 fitore e dhjetë humbje.

Në ndeshjet direkte në elitë, tri fitore kanë mitrovicasit ndaj një fitore të pejanëve. Trepça e kishte mundur Pejën edhe në gjysmëfinale të Kupës.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Gjysmëfinalet e dyta

E mërkurë

20:30 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

E enjte

20:30 Trepça – Peja

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kupa e Italisë, Como pret Interin

Kupa e Italisë, Como pret Interin

Barcelona kërkon kthimin e madh ndaj Atleticos

Barcelona kërkon kthimin e madh ndaj Atleticos

Portieri Muriq në 11-shen e xhiros në Serie A

Portieri Muriq në 11-shen e xhiros në Serie A

Basketboll, xhiro hapet në Pejë e Rahovec

Basketboll, xhiro hapet në Pejë e Rahovec

Sulmet amerikano-izraelite godasin selinë për zgjedhjen e udhëheqësit të ri suprem të Iranit

Sulmet amerikano-izraelite godasin selinë për zgjedhjen e udhëheqësit të ri suprem të Iranit

Cilat hormone sjellin lumturi dhe si t’i aktivizoni ato

Cilat hormone sjellin lumturi dhe si t’i aktivizoni ato

MPJD nuk ka informacione zyrtare për arrestimin e Valdrin Sahitit

Etiketa “Kosova është Serbi” në ambasadën e Kosovës në Berlin, reagon MPJD

Prishtina hyn në fazën vendimtare të planifikimit për Lojërat Mesdhetare 2030

Prishtina hyn në fazën vendimtare të planifikimit për Lojërat Mesdhetare 2030

Shumica e amerikanëve nuk mbështesin sulmet ndaj Iranit, sipas sondazhit të CNN

Shumica e amerikanëve nuk mbështesin sulmet ndaj Iranit, sipas sondazhit të CNN

Raketa libaneze plagos katër izraelitë në Galile

Raketa libaneze plagos katër izraelitë në Galile

“Vijesti” zbulon: Kokainë e fshehur në ambasadën serbe në Lisbonë?

“Vijesti” zbulon: Kokainë e fshehur në ambasadën serbe në Lisbonë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën