TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Beteja për kombërinë detyrë unike

nga tëvë1
18 Dhjetor, 2023
0
A A
Pula: Themelimi i Asociacionit do të nënkuptonte betonizimin e Serbisë institucionale brenda Kosovës

Shkruan:Shqiprim Pula

Në kontekstin biologjik e filozofik, njeriu vdes dy herë, e para fizikisht kur zemra pushon së rrahuri dhe truri pushon së funksionuari dhe e dyta, kur ndodh harresa nga personi i fundit në këtë botë për të. Ka disa detyra unike, nga figura unike, të rilindjes kombëtare që nuk janë harruar, mbi riorganizimin e forcave që drejtuan nevojën historike si vlerë universale, në kushte paqeje e gjysmë lirie, ku do t’i shfajësonin faktorët ndërkombëtar në këmbënguljen e tyre në ndarjen tonë.

Në historikun kombëtar shqiptar, hera herës kemi qenë në gjumë qytetarë, e edhe në varfëri dijesh, por, nuk e kemi tretur informacionin kapilar për okupatorët. Rreth betejave mbi pesëqind vjeçare me Osmanllinjët dhe mbi njëqind vjeçare me Sllavët-e-Serbët, për të ruajtur gjuhën dhe racën Arbërore-Shqipëtare, e cenuar nga fqinjët gllabrues. Përgjatë historisë, betejat tona janë fituar nga bijtë e bijat më të mirë të kombit, me të vetmen kauzë, ruajtjen e kombërisë. Poashtu, përgjatë historisë, emisarët e ambasadorët e huaj, e të pa numërt janë ata, të cilët madje qenë pjesë e skenarëve për kurthe politike dhe ndarje të hapësirave shqiptare, ashtu sikur edhe sot, të bollshëm janë prej tyre me diktate e trysni për krijim krijesash artificiale (siç; “zajednica”) që n’a e lëndon ekzistencën e gjymton shtetin!, e vërtet, që në hapësirën e Europës Juglindore, ne shqiptarët, kemi patur evoluim dhe transformim shtetëror më të ngadalshëm se të tjerët në Europë, por, kjo thjesht është veçantia jonë.

Për këtë, ka paketa analizash nga të tjerët, dhe jo gjithherë treguan e e pasqyruan historinë tonë, por, fatkeqësisht, sa më shumë analiza nga të tjerët të ketë, aq më pak debat politik kuantik bëhet nga ne vet!.

Që kur ndodhi ndërrimi i sistemeve politike, media n’a ka servir çka është interesi i të tashmes së varfër politike në rrethana Ballkanike, në vend që të hapej horizonti i thellësisë së interesit kombëtar të së ardhmes. Mbase e harruar apo e pavlerësuar, po janë me shumicë brezash të të sakrifikuarve për të ruajtur kombërinë, ashtu siç ne sot duhet sakrifikuar e dhënë shumë për të ardhmen e brezave që do n’a pasojnë. Media sot me apo padije, me apo paqëllim, po krijojnë provinca vullnetesh, ndërkaq që, për ndjeshmërinë e temës do duhej të ketë një gjeografi politike të gjërë. Po kjo, po ndodh, akoma si pasojë e varfërisë kulturore politike në hapsirat tona. Ashtu sikur se nëpër studiot televizive nxirren të njëjtat tema me të njëjtit emra, pothuajse çdo natë, të vetëmjaftueshëm për t’ia servir publikut, kjo, për ironi të fatit vazhdon të ndodh. Qytetarët tanë, me apo pa të drejtë mbajtën në kurriz, politikanë me pasoja të ndjesisë që kishim si shkas e që mashtroheshin për shkaqet e tranzicionit apo të kapërcimit socio-ekonomik.

E përderisa qytetarët nuk reaguan dhe nuk kërkuan ndërrimin e biznes-politikanëve, atëherë, kjo do të nënkuptonte se këta qytetarë, në hapësirën shqiptare, sikur i deshi ata që t’a menaxhonin këtë vend, dhe po ata, i shërbyen kësaj mendësie (jo) qytetare duke krijuar shtet të dobët por të tepruar tek ndërhyrjet qytetare, duke krijuar me bollëk menaxher politikanësh e jo liderë politikë, apo thënë më ndryshe kemi krijuar administratorë politikanësh. Apo, siç do t’i përkufizonte Sir Winston Churchill se “problemi i kohës ishte se politikanët nuk deshën të jenë të dobishëm, por të rëndësishëm”.

Kërkesat e evropianëve e ndërkombëtarëve, i kemi trajtuar si një e tashme imediate dhe jo si vlerësim e si interes i të ardhmes Shqiptare, për institucione dhe shoqëri, më të ndërtuar!. Andaj, banaliteti politikë nga faktorë ndërkombëtar, ka marr peng vullnetin politik kombëtar.

Por, për këtë, e thotë Martin Luther King Jr., se “koha është gjithmonë e drejtë për të bërë atë që është e drejtë”. Beteja për t’a ribërë kombërinë duhet kapërcyer ndarjen e dhimbshme dhe të panatyrshme të Shqiptarëve, detyrë unike është uniteti mbarë shqiptar, i cili edhe për Aleancën VeriAtlantike (NATO-n), nuk është thjesht një çështje kombëtare, prandaj nuk mund të jetë e garantuar një paqe e përhershme në një rend evropian rreth një kombi të ndarë, apo në kundërshtim me vullnetin e dëshirat e vet Shqiptarëve për një shekull zhgënjim e konfrontim.
Kjo detyrë unike për kombërinë kërkon një përpjekje të pashembullt, me guximin dhe vendosmërinë të mbështetur me besnikëri edhe nga partnerët dhe aleatët e Aleancës VeriAtlantike.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kriza në Kuvend: Pse niveli i përgjegjësisë nuk është i njëjtë?

Kriza në Kuvend: Pse niveli i përgjegjësisë nuk është i njëjtë?

Tallja me popullin

Tallja me popullin

“Unë as edhe një herë në jetën time nuk do të tërhiqem nga rruga e lirisë së atdheut tim”- Një kujtim për heroin Fadil Vata

“Unë as edhe një herë në jetën time nuk do të tërhiqem nga rruga e lirisë së atdheut tim”- Një kujtim për heroin Fadil Vata

Bajraktari thotë se u morën parasysh rrethanat lehtësues për dënimin ndaj Miletiq

Rrëzimi i tërësishëm i aktakuzës në këtë fazë të procesit, epilog real i procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së

Vdes në moshën 86-vjeçare, regjisori i shquar Piro Milkani

Vdes në moshën 86-vjeçare, regjisori i shquar Piro Milkani

Taren e pret një problem i madh te Milani, tifozët rebelohen ndaj kryesisë

Taren e pret një problem i madh te Milani, tifozët rebelohen ndaj kryesisë

Stuttgarti e fiton Kupën e Gjermanisë, mposht Bielefeldin 4:2 në finale

Stuttgarti e fiton Kupën e Gjermanisë, mposht Bielefeldin 4:2 në finale

Dyshohet se disa fëmijë janë helmuar në një kopsht publik në Gramsh

Dyshohet se disa fëmijë janë helmuar në një kopsht publik në Gramsh

Liria akuzon gjyqtarin Shala për humbjen në barazh: “Ishte ylli i ndeshjes”

Liria akuzon gjyqtarin Shala për humbjen në barazh: “Ishte ylli i ndeshjes”

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Auto Draft

Tarifat e reja të rrymës, bizneset ankohen se do të paguajnë më shumë nga 1 qershori

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X