TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Beteja e fundit për vendin e parë

nga tëvë1
3 muaj më parë
0
A A
Bashkimi – Trepça, dueli i ekipeve të pamposhtura

Fundjava do të dhurojë ndeshje shumë interesante, në javën e 28-të të ProCredit Superligës, apo të fundit për garat e rregullta.

Kjo xhiro është vendimtare se kush do të jetë në vendin e parë mes Bashkimit dhe Trepçës, ku prizrenasit kanë një pikë më shumë, por edhe për pozitë sa më të lartë para “Play-off”-it ndërmjet Pejës (41 pikë), Golden Eagle Yllit (41) dhe Vëllaznimit (40).

Bashkimi dhe Trepça kanë siguruar gjysmëfinalet e “Play-off”-it, derisa në çerekfinale janë kualifikuar Sigal Prishtina, Peja, Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi. Bora do të luajë në “Play-out”, ndërsa Proton Cable Prizreni është e fundit për këtë edicion.

Takimi i parë është mes Proton Cable Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit, ku prizrenasit janë në vendin e fundit me pesë fitore e 22 humbje, ndërsa therandasit kanë 14 fitore e 13 humbje, aq sa edhe Peja.

Trepça do të përballet me Borën, ku kampionët kërkojnë fitoren dhe pozitën e parë, ndërsa prishtinasit janë në vendin e shtatë dhe do të luajnë në “Play-out” me finalistin e Ligës së Parë të Meshkujve për një vend në elitë edicionin e ardhshëm. ‘Xehetarët’ kanë 18 fitore e nëntë humbje, ndërsa prishtinasit nëntë fitore e 18 humbje në edicionin debutues në Superligë.

Takim shumë interesant shihet ai Bashkimit dhe Pejës, ku të dy skuadrat do të japin maksimumin për fitore. Prizrenasit janë në vendin e parë me 19 fitore e tetë humbje, ndërsa verdhezinjtë kanë 14 fitore e 13 humbje.

Java 28 mbyllet me ndeshjen mes Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës në Gjakovë, apo finalistëve të Ligës Unike, që kishte përfunduar me triumfin e skuadrës kuqezi. Vëllaznimi ka 13 fitore e 14 humbje, kurse bardhekaltrit janë në pozitën e tretë me 16 fitore e 11 humbje. 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lajmi i fundit: Yll Hoxha pranon ofertën e Lirisë në Ligën e Parë

Lajmi i fundit: Yll Hoxha pranon ofertën e Lirisë në Ligën e Parë

Fidan Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

Fidan Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

Vrasje nga pakujdesia – Vepra mund të dënohet deri në 25 vjet burgim

Vrasje nga pakujdesia – Vepra mund të dënohet deri në 25 vjet burgim

Hendbollistet e reja të Kosovës, startojnë me fitore në Evropianin, në Gjeorgji

Hendbollistet e reja të Kosovës, startojnë me fitore në Evropianin, në Gjeorgji

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

A duhet të pini ujë me akull në mot të nxehtë?

A duhet të pini ujë me akull në mot të nxehtë?

Sot, vazhdimi i seancës së 39-të konstituive

Sot tentimi i 46-të për konstituimin e Kuvendit

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë?

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë?

Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj

Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X