TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Besnik Berisha zgjidhet kryetar i ri i KPM-së

nga tëvë1
7 muaj më parë
29
A A
Besnik Berisha zgjidhet kryetar i ri i KPM-së

Me katër vota për, Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i Komisionit të Pavarur për Media (KPM). Kjo pas propozimit të disa nga anëtarët në këtë institucion që kryetari të zgjidhet sot, meqenëse mandati i kryetarit, Jeton Mehmeti përfundon të martën.

Anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media kanë demantuar raportimet në rrjete sociale se KPM ka planifikuar të shkarkojë kryetarin e KPM-së, duke thënë se janë të rreme dhe propagandë.

Ndërsa, kanë thënë se ditëve në vijim do të marrin masa për këtë.

Kryetari Jeton Mehmeti gjatë mbledhjes së parë për këtë vit, tha se kjo është edhe mbledhja e fundit për të si kryetar, pasi mandati i tij përfundon këtë muaj.

“Kjo është mbledhja e parë për këtë vit, mbase edhe e fundit për mua si kryetar i KPM-së me qenë se me 21 janar përfundon edhe mandati im, të cilin ma ka dhënë Kuvendi i Republikës së Kosovës”, tha Mehmeti.

Anëtari i KPM-së Besnik Berisha ka thënë se si pikë e rendit të ditës duhet të jetë zgjedhja e kryetarit të ri pasi më 21 janar skadon mandati i kryetarit aktual.

“Pas datës 20, KPM rrezikon të mbetet pa kryetar dhe nënkryetar, dhe e prek deri diku funksionalitetin e KPM-së. Kemi shumë obligime tjera me të cilën rëndësia e kryetarit është evidente dhe duhet që KPM nëse ka mundësi të ketë kryetarin dhe të mos mbetet pa kryetar dhe nënkryetar. Po ashtu ka edhe një çështje tjetër, askush nuk e ka pas në plan të shkarkojë kryetarin e KPM-së, e as nuk ka kuptim kjo, kjo është e befasishme, por të gjithë ata që kanë lansuar këtë lajm t’i kthehen vetes si kanë rënë në këtë lajthitje dhe të shikon se kush po dezinformon. Ky është shqetësimi jonë që besoj se do të trajtojmë në ditët në vijim”, tha Berisha për Kosovapress.

Edhe anëtari tjetër Fitim Veliu është shprehur i shqetësuar me raportimet kinse KPM ka planifikuar shkarkimin e kryetarit.

“Shpreh shqetësimin tim të thellë për dezinofrmatat që sot kur u zgjova pash në Facebook nga analistë të mediave, që për mendimin tim nuk kanë lidhje me analistë të mediave, pasi kur nuk ka asnjë informatë ka e ka marrë atë, për mendimin tim ai është pseudo-gazetar. Të thuhet se KPM po planifikon shkarkimin e kryetarit pa e pasur asnjë informatë zyrtare është tepër e ulet dhe jo kredibile… Kemi paraparë që KPM të mos e lëmë pa kryetar meqë kemi këtë kuorum”, tha ai.

Edhe anëtarja tjetër në këtë institucion, Luljeta Aliu ka mbështetur kërkesën e kolegëve të saj.

“Edhe unë i përkrah kërkesat e dy kolegeve, që ka qenë edhe kërkesë prej më herët, një çështje të cilën e kemi diskutuar edhe me vetë kryetarin dhe nënkryetarin dhe jemi dakorduar që kjo të jetë mënyra e veprimit. KPM është institucion i pavarur kushtetues dhe të mbes pa kryetar është goxha keq…Për ata që kanë menduar, shkruar, janë shprehur se ky qenka vendim politik, mund të them se pikërisht ky informim është i njëanshëm dhe tendenca politike, më shumë bie propagandë, në këtë kohë,” tha ajo.

Derisa kryetari Mehmeti nuk u pajtua me propozimin e tyre. Ai tha se plotësim ndryshimi i rregullores të punës në bazë të ligjit për KPM kërkon konsultim publik.

“Unë nuk jam dakord me asnjërën prej tyre, plotësim-ndryshimi i rregullores së punës në bazë të ligjit për KPM kërkon konsultim publik…Pra, në bazë të rregullores së punës fillimisht zgjedhja e një kryetari të re duhet të bëhet në seancën vijuese pasi kryetarit aktual t’i skadojë afati, dhe argumenti se mund të mbetemi pa kryetar nënkupton po ashtu se me rregulloren e punës, anëtari më i vjetër i komisionit është përfaqësues i KPM-së me përgjegjësi ligjore, nuk ka kurrfarë problemi që anëtari më i vjetër të përfaqësojë KPM-në brenda dhe jashtë vendit dhe t’i kryejë obligimet tjera deri në konstituimin e ardhjes së anëtarëve të rinj të KPM-së”, tha Mehmeti.

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Kosovë. Ai është themeluar në vitin 2005 dhe ka për përgjegjësi të mbajë një sistem të drejtë dhe të hapur për licencimin dhe rregullimin e shërbimeve mediale audiovizuele dhe menaxhimin e spektrit të frekuencave të transmetimit në pajtim me standardet më të mira ndërkombëtare.

Share4Tweet3

Postime të ngjashme

Seanca vendimtare e Kuvendit – Rohde zbarkon nesër në sallë

Afati për konstituimin e Kuvendit përfundon sot – pritet vendimi i Kushtetueses

Moti sot

Moti sot

Rasti i gjyqtarit Laban, Demaku: Osmani e Kurti po rikoordinohen për mandate

Rasti i gjyqtarit Laban, Demaku: Osmani e Kurti po rikoordinohen për mandate

VV i sheh zgjedhjet opsion real, deputeti i PDK-së: Fatmirësisht kurrë nuk pres diçka si ata

VV i sheh zgjedhjet opsion real, deputeti i PDK-së: Fatmirësisht kurrë nuk pres diçka si ata

Seanca vendimtare e Kuvendit – Rohde zbarkon nesër në sallë

Afati për konstituimin e Kuvendit përfundon sot – pritet vendimi i Kushtetueses

Moti sot

Moti sot

Rasti i gjyqtarit Laban, Demaku: Osmani e Kurti po rikoordinohen për mandate

Rasti i gjyqtarit Laban, Demaku: Osmani e Kurti po rikoordinohen për mandate

Ramadani: “Në Prishtinë nuk do ti pranojmë tri gola, por mund ti shënojmë”

Ramadani: “Në Prishtinë nuk do ti pranojmë tri gola, por mund ti shënojmë”

Trajneri i Steauas pret ndeshje të vështirë në Prishtinë

Trajneri i Steauas pret ndeshje të vështirë në Prishtinë

VV i sheh zgjedhjet opsion real, deputeti i PDK-së: Fatmirësisht kurrë nuk pres diçka si ata

VV i sheh zgjedhjet opsion real, deputeti i PDK-së: Fatmirësisht kurrë nuk pres diçka si ata

Jashari insiston se donte vetëm Milanin

Jashari insiston se donte vetëm Milanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X