TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bërxulli: Abdixhiku po lan hesapet brenda partisë, kundërshtarët e Sejdiut po i bën “tabelë qitjeje”

by teve1
50 minuta ago
1
A A
Bërxulli: Abdixhiku po lan hesapet brenda partisë, kundërshtarët e Sejdiut po i bën “tabelë qitjeje”

Profesori universitar Dashamir Bërxulli ka kritikuar vendimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, për të bërë publikë emrat e gjashtë deputetëve të kësaj partie, të cilët në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar kanë deklaruar se nuk do ta votojnë kandidatin e propozuar për president, Bekim Sejdiu.

Bërxulli ka vlerësuar se publikimi i emrave të deputetëve është bërë për të larë hesapet brenda partisë dhe për t’i bërë ata “tabelë qitjeje” për opinionin publik.

“Duke sulmuar me emër dhe mbiemër disa nga anëtarët e LDK-së, nuk është me bërë negociata për president, por është me larë hesapet brenda partisë tënde. Me dalë edhe me i përmend me emër e mbiemër njerëz të cilët, edhe pse janë publikë dhe kanë folur vetë për atë punë, është për t’i bërë tabelë qitjeje para opinionit publik, që këta nuk e duan të mirën e Kosovës, të LDK-së e nuk duan formimin e institucioneve”, ka deklaruar Bërxulli.

Profesori universitar ka thënë se, sipas tij, përplasja mes Abdixhikut dhe gjashtë deputetëve që kanë dalë kundër qëndrimit të partisë për zgjedhjen e presidentit nuk ka të bëjë vetëm me kandidaturën për president, por me raportet e brendshme në LDK.

Ai ka shtuar se nuk e kupton pse Abdixhiku nuk ka thirrur Avdullah Hotin në takime, por Vjosa Osmanin.

“Kam idenë se, që nga Abdixhiku, Avdullah Hoti e të tjerët, nuk e kanë më çështjen te presidenti, por te partia. Me mënyrën si i bëjnë gjërat brenda. Për shembull, pse Abdixhiku nuk e mori Hotin në bisedime me Kurtin, por mori Vjosa Osmanin, nëse ata përfaqësojnë një grup brenda LDK-së, për të rritur magnitudën e dakordimit të mundshëm me LVV-në, që eventualisht do të mbetej një person që përfaqëson një grup tjetër brenda LDK-së? Por pse mori persona të cilët ishin në grupin e tij të ngushtë?”, ka thënë ai.

Bërxulli ka kritikuar gjithashtu mënyrën se si Abdixhiku ka menaxhuar zhvillimet brenda partisë, duke thënë se kryetari i LDK-së nuk ka treguar, sipas tij, lidership të mjaftueshëm për t’i tejkaluar përçarjet.

“Në këto dinamika politike, për mua Abdixhiku nuk ka treguar lidership. Nuk ka ditur të gjejë një mënyrë për t’i sanuar problemet në parti me komunikim, duke i afruar njerëzit dhe duke ndërtuar një strategji të caktuar. Si duket, ndoshta ka qenë edhe para faktit të kryer, sepse çarjet kanë qenë aq të mëdha saqë ka qenë e pamundur ta bëjë dje”, është shprehur Bërxulli.

Sipas tij, është e panevojshme që një parti të shkojë në negociata për presidentin pa arritur paraprakisht një dakordim të brendshëm.

“Sidoqoftë, të shkosh në negociata, të flasësh për president, të biesh dakord për një person, ndërkohë që ti nuk ke rënë dakord paraprakisht me partinë tënde për personin, mendoj që kjo është goxha e panevojshme dhe kjo i duhej kursyer Kosovës”, ka përfunduar Bërxulli.

Ndryshe, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se gjashtë deputetë të partisë së tij kanë dalë kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për postin e presidentit.

Sipas tij, kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut janë deklaruar Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mustafa: Nëse ka zgjedhje, gjashtë deputetët që kundërshtuan Sejdiun nuk duhet të jenë pjesë e listës së LDK-së

Mustafa: Nëse ka zgjedhje, gjashtë deputetët që kundërshtuan Sejdiun nuk duhet të jenë pjesë e listës së LDK-së

ASK: Rriten të hyrat e Qeverisë

ASK: Rriten të hyrat e Qeverisë

“Ora e Pritjes” për çlirimtarë, nis numërimin në Düsseldorf

“Ora e Pritjes” për çlirimtarë, nis numërimin në Düsseldorf

Pas 12 vitesh në krye të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj pritet të pensionohet në dhjetor

Pas 12 vitesh në krye të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj pritet të pensionohet në dhjetor

Dita e 94-të në Tiranë, protestuesit bllokojnë hyrjen kryesore të Kryeministrisë, përplasje me policinë

Dita e 94-të në Tiranë, protestuesit bllokojnë hyrjen kryesore të Kryeministrisë, përplasje me policinë

Mustafa: Nëse ka zgjedhje, gjashtë deputetët që kundërshtuan Sejdiun nuk duhet të jenë pjesë e listës së LDK-së

Mustafa: Nëse ka zgjedhje, gjashtë deputetët që kundërshtuan Sejdiun nuk duhet të jenë pjesë e listës së LDK-së

ASK: Rriten të hyrat e Qeverisë

ASK: Rriten të hyrat e Qeverisë

Bërxulli: Abdixhiku po lan hesapet brenda partisë, kundërshtarët e Sejdiut po i bën “tabelë qitjeje”

Bërxulli: Abdixhiku po lan hesapet brenda partisë, kundërshtarët e Sejdiut po i bën “tabelë qitjeje”

“Ora e Pritjes” për çlirimtarë, nis numërimin në Düsseldorf

“Ora e Pritjes” për çlirimtarë, nis numërimin në Düsseldorf

Pas 12 vitesh në krye të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj pritet të pensionohet në dhjetor

Pas 12 vitesh në krye të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj pritet të pensionohet në dhjetor

Fluks i madh i prindërve në librari me fillimin e vitit të ri shkollor

Fluks i madh i prindërve në librari me fillimin e vitit të ri shkollor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën