TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bërthama e avokados – Vlerat çudibërëse për shëndetin

by tëvë1
4 vjet ago
9
A A
Bërthama e avokados – Vlerat çudibërëse për shëndetin

Vlerat e saj kur kombinohen me ushqyes të tjerë mund të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe të parandalojnë një sërë problemesh shëndetsore.

Është e vërtetë. Të paktë janë ata që janë në dijeni për sasinë e lartë të fibrës dhe amino acideve që gjenden tek bërthama, të cilat janë thelbësore në parandalimin dhe trajtimin e një sërë sëmundjeve.

Të dhënat shkencore tregojnë se këto bërthama kanë sasinë më të lartë të antioksidantëve në krahasim me çdo frut apo perime tjetër. 70% e të gjithë antioksidantëve tek avokado është e përqendruar tek bërthama.

Avokado përmban sasi të bollshme të yndyrnave të shëndetshme mono-të-ngopua që ofrojnë mbështetje për shëndetin e zemrës. Bërthamat janë të pasura edhe me amino acide që ndihmojnë në parandalimin e atakut në zemër dhe goditjeve në tru.

Bërthama e avokados mundet të ulë nivelet e kolesterolit, zbusë inflamacionin dhe enjtjet në sistemin tretës.

Konsumi i bërthamës së avokados forcon sistemin imunitar. Avokadot janë të pasura me flavonol që parandalon të ftohtin dhe gripin. Niveli i lartë i katekinës dhe procianidinës dy substanca të fuqishme kundër inflamacionit ndihmon kundër dhimbjes së kyçeve, enjtjeve dhe kontraktimeve.

Bërthama e avokados ofron një sërë përfitimesh mjekësore:

Trajton problemet në stomak

Bërthama e avokados është efikase në zbutjen e inflamacionit në sistemin gastrointestinal dhe kundër diaresë. Kur keni probleme të tilla, merrni bërthamën e një avokadoje mesatare, ziejeni në një gotë ujë dhe lëreni të zbutet për 15 minuta.

Konsumojeni sa është e ngrohtë. Bërthama e avokados vjen në ndihmë edhe kundër infeksioneve dhe çrregullimeve të ndryshme në stomak.

Për rënien në peshë

Bërthama e avokados ka një ndikim termogjenik që do të thotë se ndihmon në djegien e përshpejtuar të yndyrnave, nëse kombinohet me një ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik.

Nëse dëshironi të përfitoni nga kjo vlerë e bërthamës, atëherë thyejeni dhe shtypeni bërthamën dhe më pas ziejeni në dy gota ujë. Lëngun pijeni tre herë në ditë.

Sistem i fortë imunitar

Bërthama e avokados i jep më shumë forcë sistemit imunitar. Ajo e mban atë të fortë dhe të zotë për të luftuar infeksionet dhe çrregullimet në rrugët e frymëmarrjes.

Kundër plakjes së parakohshme

Bërthama e avokados përmban shumë antioksidantë, që parandalojnë plakjen e parakohshme. Ato kontribuojnë në prodhimin e kolagjenit, parandalojnë shfaqjen e rrudhave dhe përmirësojnë paraqitjen e lëkurës.

Flokë plot shkëlqim

Bërthama përmban vajra natyralë të ngjashme me ekstraktin e vajit të ullirit. Këto vajra kanë përdorim kozmetik dhe janë të famshëm për shkëlqimin e flokëve por edhe për parandalimin e zbokthit.

Kundër çrregullimeve të tiroides

Të dhënat e studimeve mjekësore tregojnë se bërthama e avokados ka ushqyes dhe vlera të veçanta që ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të problemeve të tiroides dhe obezitetit./AgroWeb

Tags: Berthama e avokadosVlerat
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Brokoli apo lulelakra – Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?

Brokoli apo lulelakra – Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?

Ka disa arsye se pse duhet të hani ananas në mëngjes

Ka disa arsye se pse duhet të hani ananas në mëngjes

8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet

8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet

Si të shpëtoni shpejt nga ftohja?

Si të shpëtoni shpejt nga ftohja?

Aksioni në Agjencinë Kadastrale – Pesë të arrestuar për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim detyre

Aksioni në Agjencinë Kadastrale – Pesë të arrestuar për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim detyre

Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të para të UÇK-së

Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të para të UÇK-së

Trump nënshkruan projektligjin që obligon publikimin e dokumenteve të Epsteinit

Trump: Nëse Irani pranon, lufta do të përfundojë

Kosova bëhet anëtare e Këshillit Botëror të Ujërave

Kosova bëhet anëtare e Këshillit Botëror të Ujërave

Dy raketa godasin një anije luftarake amerikane në Hormuz, raportojnë mediat iraniane

Irani deklaron se kalimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit do të lejohet vetëm sipas rregullave të reja

Operacion i përbashkët Kosovë – Austri kundër krimit ekonomik, kontrolle në Fushë Kosovë

Haxhiu: Problemi kryesor për të pagjeturit vazhdon të jetë Serbia

Haxhiu: Problemi kryesor për të pagjeturit vazhdon të jetë Serbia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën