TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Berliner Zeitung: Serbia nuk do të jetë më e njëjta pas protestave të studentëve

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Berliner Zeitung: Serbia nuk do të jetë më e njëjta pas protestave të studentëve

Është e sigurt se lëvizja studentore në Serbi, nëse protestat herët a vonë duhet të ndalen, tashmë e ka ndryshuar vendin sepse studentët kanë bërë hapin e parë dhe rezistenca e tyre ka shkaktuar një debat të gjerë shoqëror që shkon përtej kërkesave të protestave, shkruan sot e përditshmja gjermane Berliner Zeitung.

“Vlen të përmendet se lëvizja studentore distancohet me vetëdije nga përvetësimi politik nga çdo anë. Studentët refuzojnë instrumentalizimin partiak-politik. Ata nuk e shohin veten si aktorë të luftës për pushtet, por si qytetarë që kërkojnë institucione funksionale. Pra, zakonisht ‘vazhdojmë’, vetëm me përfaqësues të tjerë politikë, siç ka qenë më shpesh në të kaluarën, nuk është qëllimi i demonstratave”, shkruan e përditshmja gjermane, përcjell agjencia Beta.

Gazeta shkruan se Vuçiq po përpiqet të mobilizojë mbështetësit e tij me një “manovër për të zhvendosur vëmendjen” ndaj separatizmit të pretenduar, por të paprovuar, në Vojvodinë, ose me histori për një revolucion me ngjyra të orkestruar nga jashtë, për të cilat gjithashtu nuk ka asnjë provë deri më tani.

“Pra, një lëvizje shahu strategjike që tregon se qeveria ende e ka të vështirë të formulojë një përgjigje politike ndaj protestave”, vlerëson e përditshmja gjermane

Sipas këtij teksti, klima politike në Serbi është helmuar prej vitesh dhe stili autoritar i qeverisjes së Vuçiqit kontribuon në polarizimin.

“Ai rrallë shfaqet në debate me opozitën dhe i komunikon aktivitetet e tij vetëm përmes mediave besnike ndaj qeverisë”, shkruan Berliner Zeitung.

Edhe opozita në Serbi e bartë pjesën e saj të fajit, pasi, sipas të përditshmes, prej vitesh nuk ka vepruar si kundërshtare konstruktive, por e ka ndërtuar politikën e saj në konfrontim të plotë.

“Shumë nga figurat kryesore të saj janë diskredituar nga populli prej vitesh dhe nuk janë pak prapa presidentit për sa i përket populizmit”, vlerëson Berliner Zeitung.

Një mungesë e tillë e dialogut të mirëfilltë politik ka tronditur besimin e qytetarëve tek institucionet dhe partitë. Dhe pikërisht këtu hyjnë edhe protestat e studentëve.

“Ata nuk po kërkojnë vetëm një riorganizim të thjeshtë të pushtetit brenda sistemit ekzistues, por një fuqizim rrënjësor të institucioneve dhe sundimit të ligjit”, shkruan Berliner Zeitung.

“Një gjë është e sigurt, edhe nëse protestat herët a vonë duhet të ndalen – lëvizja tashmë ka ndryshuar Serbinë”, shkruan e përditshmja.

“Studentët kanë bërë hapin e parë. Rezistenca e tyre ka ndezur një debat të gjerë shoqëror, i cili shkon përtej kërkesave imediate të demonstratave. Ata po luftojnë për një Serbi në të cilën institucionet punojnë në mënyrë të pavarur dhe në të cilën pushteti politik nuk përcaktohet nga individë, por nga struktura demokratike”, shkruan Berliner Zeitung.

“Studentët janë ngritur dhe Serbia nuk do të jetë më e njëjta pas këtyre protestave. Dhe të gjithë aktorët politikë do të duhet të mësohen me këtë realitet të ri”, përfundon Berliner Zeitung.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet në Elbasan

Nxirret trupi i pajetë i punëtorit nga miniera e Bulqizës

Nxirret trupi i pajetë i punëtorit nga miniera e Bulqizës

Debati për konsullatën serbe në Shkodër, ministri Hoxha: Nuk cenon sovranitetin, prania shqiptare në Bujanoc i shërben interesit kombëtar

Debati për konsullatën serbe në Shkodër, ministri Hoxha: Nuk cenon sovranitetin, prania shqiptare në Bujanoc i shërben interesit kombëtar

Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit

Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit

Njësitet e Policisë, EULEX-it në lokacionin e dyshuar për varrezë masive në Kalludër të Zubin Potokut

Identifikohet dhe një lokacion në Zubin Potok ku dyshohet për mbetje mortore

Çka po premtohet e çfarë po kërkojnë shoqatat e dala nga lufta?

OVL-UÇK: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale

Osmani:Serbia ende fle mbi varreza masive

​Java e ardhshme me temperatura të larta, maksimalja 38 gradë Celsius

​Java e ardhshme me temperatura të larta, maksimalja 38 gradë Celsius

IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

​Vala e të nxehtit, IKShPK: Kujdes për të moshuarit, mos i lini fëmijët vetëm në veturë

​Kërcimet nga “Ura e Fshajt” në Gjakovë, traditë 78 vjeçare përherë me adrenalinë të lartë

​Kërcimet nga “Ura e Fshajt” në Gjakovë, traditë 78 vjeçare përherë me adrenalinë të lartë

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet në Elbasan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën