Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka anuluar takimin me Qeverinë e Kosovës, me urdhër të presidentit serb, Aleksandar Vuciq.
Sipas tij, ky veprim tregon se çka është në gjendje të bëjë Rama për Vuçiqin.
“Rama me urdhër të Vuçiq anulon takimin me qeverinë e Kosovës. Në një akt antikombëtar prej argati të neveriteshëm të serbomadhit Vuçiq, i ngërthyer nga skandali McGonigal, Edi Rama i nxirë sterrë me një protagonizëm qesharak idiotesk, njoftoi anullimin e takimit të njoftuar prej kohësh midis dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës si fillimi i sanksioneve ndaj kësaj qeverie. Ky vendim për anulimin e mbledhjes si hakmarrje për hedhjen poshtë nga qeveria dhe forcat politike të Kosovës të draftit të tij të marrë në sirtaret e Beogradit, dëshmon së çfarë është i gatshëm të bëjë ky njeri për serbomadhin Vuçiq, por dhe lëkurën e tij, pasi është në hetim penal për aferën McGonigal, korruptimin e ish shefit të kundërinteligjencës së Neë York-ut në kohën kur ai ishte në detyrë. Shtoj këtu se, javë më parë dosja shqiptare e McGonigal me personazhë kryesorë Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij u bashkua për shkak të lidhjeve me dosjen ruse”, ka shkruar Rama.
Njëherit, Berisha ka dënuar ndërhyrjen e Ramës në punët e brendshme të Kosovës.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e ndërhyrjes brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos harrojë se Edi Rama në këtë sherr më qeverinë e Kosovës mbron interesa personale dhe se, që nga ardhja e tij në pushtet ai është protagonist kryesor i projekteve të Serbisë së Madhe dhe ndarjes së Kosovës me Aleksandër Vuçiq”.
Berisha u bëri thirrje edhe autoriteteve të Kosovës për shtensionimin e situatës në veri.
“Së fundi ju bëjë thirrje autoriteteve të Kosovës të bëjnë çdp përpjekje për ç’tensionimin e situatës dhe rikthinin në agjendën e Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimin e saj si interesi më i mirë i Kosovës, por edhe paqes dhe stabilitetit në rajon”.