TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Berisha: Rama është armik i hapur i Kosovës, i turpshëm turi i tij

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Berisha: Rama e ka kohën e limituar tashmë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur sot të turpshëm turin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka deklaruar se Rama është armik i hapur i Kosovës dhe se agjenda e tij ndaj Kosovës, ka nisur në javën e parë kur ai ka marrë pozitën.

Kryetari i PD-së ka thënë se Rama është armik i deklaruar i Kosovës, sipas tij, me një agjendë të pastër, të qartë serbe ndaj Kosovës.

“Turi i Ramës është një tur i turpshëm, turi i një njeriu, i cili është i aftë të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij. Edi Rama është një armik i hapur, i deklaruar i Kosovës me një agjendë të pastër, të qartë serbe ndaj Kosovës. Agjenda e Edi Ramës kundër Kosovës nisi javën e parë të ardhjes në pushtet, kur akoma pa bërë betimin si kryeministër i vendit, vrapo në Kosovë dhe zbrazi parlamentin për shkak të qëndrimit fyes ndaj arkitektit të Kosovës së pavarur, Ibrahim Rugovës, detyroi deputetet e LDK të braktisnin parlamentin. Më vonë, Edi Rama riktheu fuqishëm projektin serb të shpërbërjes së Kosovës, ndryshimit të kufijve, de-facto ndarjes së Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë. Pasi dështoi me këtë projekt, Edi Rama u bë protagonist i projektit tjetër të Aleksandër Vuçiç, me të cilin ai shpalli nga Tirana, luftën e ftohtë ndaj Prishtinës. Kalonte nga samiti në samit duke anatemuar Procesin e Berlinit dhe reklamuar procesin e Vuçiçit. Shkon tani në një tur për Procesin e Berlinit, por shkon në një tur më qesharak se kurrë.”, ka thënë ai.

Kreu i PD-së ka thënë se Rama ka vendosur i pari sanksione ndaj Kosovës.

Ai e ka akuzuar kryeministrin Rama se është ndërmjetës i Vuçiqit.

“Ka hequr qyrkun e Ballkanit të Hapur dhe thotë se po reklamon Procesin e Berlinit, në një kohë kur ka dëshmuar njësoj si Vuçiqi se është i aftë të shkelmojë pavarësinë e Kosovës. Edi Rama vendosi i pari sanksione ndaj Kosovës, kërcënoi në mënyrë primitive se Kosova do kthehet në epokën e bronzit, foli për Donbase dhe Donjetcke dhe për skenarë që ia servirte Vuçiqi. Kosova ia preu biletën si ndërmjetës, nuk të pranojmë si ndërmjetës dhe kjo është në meritën e tyre. Edi Rama është ndërmjetës i Vuçiqit, nuk ka asnjë tagër tjetër. Pardje në Kosovë ishin kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut. Po çfarë ka Edi Rama për të thënë për BE-në përveç marrëzive të tij dhe hallit të McGonigalit? Këto i ka se e pret në bankën e akuzës McGonigali, jo vetëm për akuzën për korrupsion, por edhe për akuza më të tmerrshme të lidhura me Kremlinin dhe Rusinë.”, ka shtuar ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar sot Maqedoninë e Veriut. Rama do të vizitojë sot edhe Kosovën, me rastin e nisjes së turit të tij ballkanik në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit.

Në Prishtinë, ai pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, derisa ende nuk është konfirmuar se a do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Pas Kosovës, kryeministri shqiptar, Edi Rama do të udhëtojë drejt Bosnje e Hercegovinës, pastaj në Mal të Zi, ndërsa do ta mbyllë turin e tij në Serbi./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Përleshje fizike mes disa personave në Prishtinë, njëri theret me thikë

12 pista të fluturimit që u braktisen, për çka shërbyen aerodromet bujqësorë?

12 pista të fluturimit që u braktisen, për çka shërbyen aerodromet bujqësorë?

​Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

​Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

Tërmet në Iran

Tërmet në Shqipëri

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Përleshje fizike mes disa personave në Prishtinë, njëri theret me thikë

12 pista të fluturimit që u braktisen, për çka shërbyen aerodromet bujqësorë?

12 pista të fluturimit që u braktisen, për çka shërbyen aerodromet bujqësorë?

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turqinë

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turqinë

​Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

​Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

Tërmet në Iran

Tërmet në Shqipëri

Turqia nuk do të zhvillojë stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”

Turqia nuk do të zhvillojë stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”

Sot veteranët e UÇK-së protestojnë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë

Sot veteranët e UÇK-së protestojnë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën