TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Berisha: Për herë të parë, AI krijon më shumë përmbajtje sesa njerëzit – rrezik për manipulim informativ

by TËVË 1
4 muaj ago
1
A A
Berisha: Për herë të parë, AI krijon më shumë përmbajtje sesa njerëzit – rrezik për manipulim informativ

Eksperti i sigurisë kibernetike, Halil Berisha, ka ngritur alarmin për një zhvillim historik në botën digjitale.

Ai deklaroi se për herë të parë, sasia e materialeve të krijuara nga inteligjenca artificiale (AI) në internet ka tejkaluar atë të përmbajtjeve të prodhuara nga njerëzit.

Berisha thekson se kjo ndryshon rrënjësisht mjedisin informativ online, duke e bërë shumë më të mundshme që përmbajtjet që qytetarët shohin çdo ditë – qoftë tekste, imazhe apo video – të mos jenë të krijuara nga njerëzit.

“Sot, është më e mundshme se kurrë që ajo që shihni në internet të jetë produkt i AI-së. Ky është një zhvillim dramatik për informimin dhe ndikimin që ka te njerëzit, duke e bërë urgjente nevojën për edukim në përdorimin e sigurt të internetit”, paralajmëroi ai në një postim në Facebook.

Sipas Berishës, rreziku më i madh lidhet me manipulimin e informacionit dhe dezinformimin, sidomos nga aktorët me motive armiqësore.

“AI nuk ka kufizime se kush mund ta përdorë. Pikërisht për këtë arsye bëhet mjet shumë i rrezikshëm në duart e shteteve jo-demokratike, si Serbia dhe Rusia,” thekson ai, duke shtuar se këto shtete tashmë tentojnë të krijojnë narrativa të rreme, të ndikojnë në opinion, të nxisin përçarje dhe të ndërhyjnë edhe në procese zgjedhore përmes përmbajtjeve të gjeneruara artificialisht.

Ai paralajmëron qytetarët që të jenë të kujdesshëm, pasi tashmë edhe videot që duken “plotësisht reale” mund të jenë të rreme, ndërsa një pjesë e komenteve dhe reagimeve online nuk krijohen më nga njerëzit, por nga sisteme të automatizuara të AI-së.

Berisha u bën thirrje qytetarëve të verifikojnë çdo informacion në burime të besueshme dhe të presin njoftime zyrtare nga institucionet e sigurisë, para se të besojnë ose shpërndajnë përmbajtje që qarkullojnë në internet. /teve1.info/

 

Tags: AIHalil BerishaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

ATK-ja  taksistëve: Të pajisen me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI

Grabitet një taksist në Prishtinë

Numërohen 75% të votave nga diaspora, VV kryeson bindshëm

Dhjetë persona intervistohen në Pejë për falsifikim të rezultateve të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet i mituri në Prishtinë, dyshohet se theri me thikë një person

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Një shtetas i huaj ndërron jetë në QKUK, trupi dërgohet për obduksion në IML

ATK-ja  taksistëve: Të pajisen me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI

Grabitet një taksist në Prishtinë

Numërohen 75% të votave nga diaspora, VV kryeson bindshëm

Dhjetë persona intervistohen në Pejë për falsifikim të rezultateve të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet i mituri në Prishtinë, dyshohet se theri me thikë një person

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Një shtetas i huaj ndërron jetë në QKUK, trupi dërgohet për obduksion në IML

PDK mban konferencë për media

PDK mban konferencë për media

​27 vjet nga masakrat në fshatrat e Rahovecit

​27 vjet nga masakrat në fshatrat e Rahovecit

​27 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

​27 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën