TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Berisha për akuzat ndaj tij dhe dhëndrit: Deklaroj se janë pa baza dhe sulme të Edi Ramës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Berisha për akuzat ndaj tij dhe dhëndrit: Deklaroj se janë pa baza dhe sulme të Edi Ramës

Sali Berisha deklaroi në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat se akuzat që janë ngritur për të dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, sa i takon çështjes së ish-kompleksit Partizani, janë të pabaza.

Ai i cilësoi ato si sulme politike të organizuar nga kryeministri Rama, përmes kontrollit që Partia Socialiste ka mbi SPAK.

Berisha theksoi se goditja ndaj tij dhe familjes së tij erdhi në një moment kur opozita planifikonte të intesifikonte aksionin opozitar përmes protestave dhe bllokimit të parlamentit, shkruan euronews.al

“Unë jam deputet dhe duhet të takohem me zgjedhësit të cilët sot ndihen më Sali Berishë se kurrë. As kufizimi im për të lëvizur nëpër Europë, nuk mund të ndodhte kurrë pa miratimin e Komisioneve përkatëse Parlamentare, por në vendin ku prokuroria është thjesht një seksion i Partisë Socialiste mund të merret çdo vendim. Siç informohem ndaj meje është ngritur akuza për korrupsion pasiv dhe larje parash, kurse dhëndri im është ndaluar sot në aeroport tek priste të shoqen që po kthehej nga jashtë.

Ndalohet pa u marrë kurrë në jetën e tij në pyetje për asnjë problem, nga asnjë prokuror, asnjë gjykatës i vendit. Lidhur me këto akuza deklaroj se janë pa asnjë bazë dhe sulme të ulëta, të mirëfillta politike të Edi Ramës dhe jo vetëm atij. Edi Rama mendon se duke angazhuar prokurorinë e tij kundër meje dhe ndaluar familjarët e mi si kundërshtar politik, në momentin kur opozita ka nisur më e vendosur se kurrë betejën pa kthim për rivendosjen e pluralizmit të vërtetë politik, rikthimin e votës së lirë dhe shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, do të mund të frenojë, do të mund të godasë aksionin opozitar,” – deklaroi Berisha.

Top Channel: Sali Berishës i bllokohet pasaporta, i caktohet masa “detyrim paraqitje”

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, tubimi pa tensione

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, tubimi pa tensione

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

Përmbytjet në Siri u marrin jetën pesë personave

Përmbytjet në Siri u marrin jetën pesë personave

Senatori amerikan: Plani i Trumpit për Iranin rrezikon përshkallëzim shkatërrues

Senatori amerikan: Plani i Trumpit për Iranin rrezikon përshkallëzim shkatërrues

Keqekolla-Sadiku: Kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja duhej të arrestoheshin

Keqekolla-Sadiku: Kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja duhej të arrestoheshin

Haziri: E sfidoj Kurtin për Kodin Civil, tash nuk e bën sepse nuk i duhet

Haziri: E sfidoj Kurtin për Kodin Civil, tash nuk e bën sepse nuk i duhet

Tre muaj aftësim për policët, ekspertët thonë se është e pamjaftueshme

Musliu: Ceremonia e diplomimit të policëve të rinj është shtyrë në mungesë të uniformave

Haziri: LDK duhet t’i kthehet shtëpisë së saj, s’mundemi me dëmtua në emër të demokracisë së brendshme

Haziri: LDK duhet t’i kthehet shtëpisë së saj, s’mundemi me dëmtua në emër të demokracisë së brendshme

“Këndi i Debatit” 29.10.2026

“Këndi i Debatit” 29.10.2026

2052 raste të dhunë në familje brenda nëntë muajve

Shkon në 1.92 çmimi i litrit të naftës – kur pritet të bien çmimet e derivateve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën