TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Berisha: Fokusi im si deputet do të jetë reforma në shëndetësi

by Tëvë1
10 muaj ago
1
A A
Berisha: Fokusi im si deputet do të jetë reforma në shëndetësi

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sadri Berisha, ka deklaruar se fokusi i tij kryesor nëse merr përgjegjësi institucionale do të jetë sektori i shëndetësisë, duke theksuar nevojën për profesionalizëm, ndershmëri dhe reforma të qëndrueshme.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Berisha tha se vlerat që duhet t’i ketë një profesionist shëndetësor duhet të reflektohen edhe në politikë.

“Fokusi im në përgjegjësi do të jetë shëndetësia. Një mjek, një profesionist shëndetësor, së pari duhet të ketë ndershmëri dhe profesionalizëm, vlera që duhet t’i shtohen edhe politikës. Duhet të ketë disiplinë në profesionin e vet, ashtu siç duhet të ketë disiplinë edhe politika”, ka thënë Berisha.

Ai vlerësoi se sistemi shëndetësor në Kosovë ka dështuar ndër vite dhe se përgjegjësia nuk i takon vetëm një qeverie.

“Sistemi shëndetësor ka dështuar në vazhdimësi. Nuk mund ta fajësojmë vetëm një qeveri. Të gjitha qeveritë e kaluara e kanë lënë shëndetësinë anash”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, një nga zgjidhjet kryesore për përmirësimin e sistemit shëndetësor është sigurimi shëndetësor, ndërtimi i një sistemi informativ shëndetësor dhe rregullimi i procesit të specializimeve mjekësore.

“Fillimi i zgjidhjeve në shëndetësi është sigurimi shëndetësor, pastaj krijimi i sistemit informativ shëndetësor dhe specializimet, ku po dështojmë më së shumti. Një prej arsyeve pse mjekët e rinj po largohen nga Kosova është vonesa në ndarjen e specializimeve”, tha ai.

Berisha theksoi se LDK-ja e ka prioritet sigurimin shëndetësor në programin e saj qeverisës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës si pikë të parë e ka sigurimin shëndetësor, i cili do të fillojë qysh në vitin e parë. Një prej pikave të tjera është sistemi informativ shëndetësor, që nënkupton se qytetari nuk do të vijë më me shumë letra, por vetëm me një kartelë”, ka deklaruar Berisha.

Ai shtoi se reformat në shëndetësi janë thelbësore për ndaljen e migrimit të profesionistëve shëndetësorë dhe për ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.

Tags: LDKTeve1zgjedhje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën