TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Berisha: Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në Lazarat

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Berisha: Rama tallet me popullin, do të përballet me revolta të fuqishme

Kryedemokrati Berisha argumenton se këtë e ka konstatuar gjatë bisedimeve të shumta me banorët në Lazarat pas takimit që ka pasur atje ditën e shtunë.

“Në bisedimet e shkurtra në Lazarat, konstatova se Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në këtë fshat. Krime të vërteta me operacionin e tyre anti-drogë. Bandat kriminale me uniformë nuk kanë ngurruar të vendosin tytën e automatikut fëmijës 2-3 vjeçar, nënës që mbronte fëmijët, kryeplakut të fshatit t’i shkrehin breshëritë pse bënte detyrën. Një terrorizëm të tillë, Lazarati nuk e ka parrë kurrë në jetën e tij. Unë i garantoj banorët se shumë shpejt do organizoj skuadra dhe grupe hetime për të mbledhur dhe evidentuar këto krime. Edi Ramës i them se do marrë ndëshkimin e merituar për këto krime. Ne mbetemi parti e zbatimit të ligjit, por nuk mund të pranojmë kurrë brutalitete ndaj personave pa asnjë lidhje me operacionin e tyre”, ka thënë Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari i PD-së është ndalur dhe tek takimi që ka pasur me banorët e Gjirokastrës. Kryetari i PD-së Berisha ka theksuar se në Gjirokastër qeveria po ndjek një politikë për shpopullimin e saj.

“Politikë jashtëzakonisht perfide për shpopullimin e kësaj zone ndiqet nga qeveria. Largimi i të gjitha institucioneve nga Gjirokastra, kishte boshatisur si qendër administrative si kurrë në ekzistencën e saj në shekuj. Nuk më hiqet nga mendja një nënë pensioniste që më thotë: i thuaj Edi Ramës, si mund të shkoj unë në Tiranë për një certifikatë me pensionin që kam. Nuk udhëtoj dot, se rruga më kërkon aq para se marr unë pension. Dhe unë mbetem pa shërbim, pa certifikatë. Kjo gjendje shprehej në mënyrë të dhimbshme në universitetin e Gjirokastrës. Nga një qendër e fuqishme rajonale, sot atje dominonte mungesa masive e studentëve dhe boshatisja e universitetit. Në një farë mënyre, të gjitha masat e kësaj qeverie çonin në vdekjen e një qyteti, që sot qëndron në kurorën e trashëgimisë kulturore botërore”, tha ai./tvklan.al/

Tags: Edi RamaLazaratiSali Berisha
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Sulm me dron pranë aeroportit të Dubait

​Sulm me dron pranë aeroportit të Dubait

​Rusia rekrutoi spiunë nga Serbia: REL kishte informacion në tre vendime për incidentet në Paris dhe Berlin

​Rusia rekrutoi spiunë nga Serbia: REL kishte informacion në tre vendime për incidentet në Paris dhe Berlin

Robotët kinezë në Ushtrinë e Serbisë

Robotët kinezë në Ushtrinë e Serbisë

Rama uron 7 Marsin nga Manastiri: Gjuha jonë na lidh fort

Rama uron 7 Marsin nga Manastiri: Gjuha jonë na lidh fort

Sot afati i fundit, Qeveria ende duke punuar në komentet për Planin e zbatimit të marrëveshjes

Manxhuka i përgjigjet PDK-së: VV-ja e kandidoi Konjufcën në fund në pritje të ndonjë marrëveshjeje me opozitën

Gruda: Shpërndarja e Kuvendit, pasojë kushtetuese e dështimit për zgjedhjen e presidentit

Gruda: Shpërndarja e Kuvendit, pasojë kushtetuese e dështimit për zgjedhjen e presidentit

Tahiri: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize të re institucionale

Tahiri: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize të re institucionale

ShKShMK nis operacion në Bjeshkët e Sharrit

ShKShMK nis operacion në Bjeshkët e Sharrit

Arrestohet një i dyshuar për trafikim droge në Fushë-Kosovë

Arrestohet një i dyshuar për trafikim droge në Fushë-Kosovë

Fraza të paharrueshme që kemi dëgjuar nga mësuesit tanë

Fraza të paharrueshme që kemi dëgjuar nga mësuesit tanë

SBASHK ia dorëzon të hënën Konjufcës nënshkrimet për Projektligjin për skemat pensionale

SBAShK uron 7 Marsin: Vlerësim për kontributin e mësuesve në arsim dhe edukim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën