Protesta mbahet para kryeministrisë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Rreth 100 efektivë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa policia ka kaluar në gatishmëri.
Secilii nga selitë e tyre, Sali Berisha dhe Ilir Meta iu drejtuan protestuesve për t’u bashkuar në bulevardin dëshmorët e Kombit.
I pari që la selinë blu ishte ish kryeministri Berisha, I cili ndryshe nga herët e tjera, fjalimet politike nuk i bëri për mediat, po la t’I drejtohet protestuesve nga podium i vendosur para kryeministrisë.
Sakaq aleati i tij në opozitë, e konsideroi këtë një ditë të jashtëzakonshme, ndërsa foli për një protestë paqësore. /tch