Erdhi me bujë të madhe, por ish-Topi i Artë, Karim Benzema, duket shumë pranë largimit nga skuadra arabe.
Francezi nuk ka shënuar gol që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, ndërsa i pyetur për formën, ai ka fajësuar të tjerët dhe ka lënë hapur derën e largimit.
“Nuk është loja e njëjtë këtu, dallojnë edhe lojtarët. Për këtë arsye nuk jam Benzema i mëparshëm. Është viti im i parë këtu.
Më duhet mbështetje e ndihmë në fushë, unë i vetëm nuk mund t’i fitoj ndeshjet”, ka thënë francezi.
Burimet pranë futbollistit kanë thënë me siguri se ai do të largohet nga kampionati arab në fund të këtij sezoni.