Ekipi i njohur nga Portugalia, Benfica ka shprehur interesim për sulmuesin argjentinas, Paulo Dybala.
Bëhet e ditur se Benfica po bën gati ofertën për t’ia prezantuar Romës për transferimin e 31-vjeçarit në këtë afat kalimtar.
E ardhmja e Dybalas nuk është e sigurt te skuadra italiane, pasi sulmuesi ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.
Dybala prej vitit 2022 është pjesë e Romës, ndërsa në Serie A ka luajtur edhe për Juventusin e Palermon.