TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ben Affleck flet pas ndarjes me Jennifer Lopez: Jo të gjithë mund ta përballojnë

by teve1
1 vit ago
0
A A
Ben Affleck flet pas ndarjes me Jennifer Lopez: Jo të gjithë mund ta përballojnë

Pas një heshtjeje të gjatë, Ben Affleck ka folur për herë të parë mbi ndarjen e bujshme nga Jennifer Lopez, duke rikthyer në qendër të vëmendjes “Bennifer”.

Aktori 52-vjeçar, në një koment që citohet nga burime pranë tij për “RadarOnline”, ka bërë një deklaratë që i ka befasuar fansat.

“I uroj fat… sepse të dalësh me JLo nuk është gjë e vogël”.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Lopez raportohet se ka nisur një lidhje të re me aktorin britanik Brett Goldstein, 41 vjeç, i njohur për rolet në komeditë romantike. Por Affleck nuk ngurron të japë një paralajmërim për “pasardhësin” e tij në jetën sentimentale të këngëtares dhe aktores së famshme:

“Brett duket si një djalë i mirë… por ai është gati të hahet i gjallë nga uragani JLo”, citohet të ketë thënë Afleck.

Affleck nuk fshihet pas fjalëve dhe përshkruan Jennifer Lopez si një person me energji të jashtëzakonshme, por me një stil jetese dhe standarde që, sipas tij, nuk janë të përballueshme për të gjithë:

“Jennifer është kërkuese, ka standarde të pamundura dhe një ritëm jete që jo të gjithë mund ta ndjekin. Unë nuk munda, dhe e konsideroj veten një person mjaft të ekuilibruar”, ka shtuar ai.

Kujtojmë që çifti u ribashkua në vitin 2021, kur historia e tyre e dashurisë mori një kthesë të papritur pas shumë vitesh ndarje. Ata u martuan në një ceremoni të thjeshtë në Las Vegas dhe më pas organizuan një dasmë luksoze në vitin 2022.

Megjithatë, martesa përfundoi zyrtarisht në gusht 2024, në përvjetorin e dytë të martesës së tyre.

Deklarata e Affleck duket si një reflektim i sinqertë mbi një histori dashurie të përfolur, por edhe një paralajmërim për ata që synojnë të jenë pjesë e botës së stuhishme të Jennifer Lopez.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sinan Vllasaliu publikon foto me Dua Lipën

Sinan Vllasaliu publikon foto me Dua Lipën

Procedohet penalisht Adrian Hila – Prokuroria e akuzon për veprën penale “Ndërhyrje e padrejtë në jetën private”

Procedohet penalisht Adrian Hila – Prokuroria e akuzon për veprën penale “Ndërhyrje e padrejtë në jetën private”

Skandali i videove intime, Eli Fara dëshmon në polici

Skandali i videove intime, Eli Fara dëshmon në polici

Gruaja akuzohet për sulm të armatosur në shtëpinë e Rihannës, rrezikon burgim të përjetshëm

Gruaja akuzohet për sulm të armatosur në shtëpinë e Rihannës, rrezikon burgim të përjetshëm

Hargreaves uron Shiroka-Pulën: Pres me padurim të punoj me presidenten

Hargreaves uron Shiroka-Pulën: Pres me padurim të punoj me presidenten

“Dardanët” gati për shortin e Ligës së Kombeve

FIFA zyrtarizon ngritjen historike të Kosovës

PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

PDK-ja mban sot konferencë për media pas zgjedhjes së Presidentit dhe votimit të ligjit për dhomat e specializuara

Franca pezullon përdorimin e granatave zhurmuese pasi një 15-vjeçar humbi dorën gjatë protestave

Franca pezullon përdorimin e granatave zhurmuese pasi një 15-vjeçar humbi dorën gjatë protestave

Zgjedhja e Presidentes së Kosovës, reagon ambasadori Meidani: Demokracia pati edhe votë, edhe zë

Zgjedhja e Presidentes së Kosovës, reagon ambasadori Meidani: Demokracia pati edhe votë, edhe zë

Zabërgja, më i miri i muajit te Metalisti

Zabërgja, më i miri i muajit te Metalisti

Trepça e Bashkimin nisin garat në FIBA Europe Cup

Trepça e Bashkimin nisin garat në FIBA Europe Cup

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën