Pas një fushate të spikatur për t’u mbajtur mend, mesfushori i mrekullueshëm i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham, është votuar “Lojtari më i mirë i Bundesligës për sezonin 2022/23”.
Sezoni i Bellingham mund të mos ketë përfunduar ashtu siç do të kishte dashur, por gjithsesi ai shijoi një vit fantastic.
Sezoni i Dortmundit përfundoi në një notë të hidhur pasi, duke iu dashur vetëm një fitore kundër Mainz gjatë ndeshjes së fundit për të siguruar titullin, verdhezinjtë mundën të marrin vetëm një barazim 2-2. Triumfi 2-1 i Bayern Munichs në Koln, ia siguroi titullin e 11’të radhazi bavarezëve.