TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bekim Sejdiu – Ish-gjyqtari i Kushtetueses që synon të bëhet President

Për opinionin e gjerë, emri i Bekim Sejdiut erdhi si një propozim i befasishëm për President. Megjithatë, Sejdiu ka një karrierë të gjatë në shërbimin publik. Fillimisht i angazhuar si profesor, e më pas si ambasador, diplomat, dhe ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese

by Doresa Geci
2 javë ago
0 0
A A

I shoqëruar nga krerët e Vetëvendosjes dhe LDK-së, Bekim Sejdiu, bëri paraqitjen e parë në Kuvend, si kandidat konsensual për President.

Në fjalimin e tij, profesori Sejdiu tha se si motiv të parë kur mori propozimin për President, e kishte të vihet në shërbim të Republikës.

Por kush është Bekim Sejdiu, emri i të cilit doli si zgjidhje konsensuale nga takimet e gjata mes Vetëvendosjes dhe LDK-së?

I lindur në vitin 1974, Sejdiu ka një karrierë të gjatë në drejtësi, diplomaci dhe akademi.

Për të, pozita më e lartë në shërbimin publik, ishte emërimi si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese në vitin 2015, detyrë të cilën e ushtroi deri në qershorin e vitit 2021.

Në Kushtetuese, ndër lëndët më të rëndësishme në trajtim, Sejdiu si gjyqtar referues, e kishte legjitimitetin e qeverisë Hoti. Asokohe, në dhjetorin e vitit 2020, Gjykata e shpalli të pavlefshëm votimin e qeverisë, duke e dërguar vendin në zgjedhje.

Sa ishte i angazhuar në Gjykatën Kushtetuese, Sejdiu njihet për mospajtimet e shpeshta me vendimet e kolegëve të tij.

E para se të emërohej si gjyqtar Bekim Sejdiu ka shërbyer si diplomat në Ministrinë  Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

51 vjeçari i takon brezit të parë të ambasadorëve të Republikës së Kosovës.

Nga viti 2008 deri në vitin 2012 ka shërbyer si Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë. Më pas ai është shpërngulur në Neë York, ku deri në vitin 2014 ka punuar si  Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës.

Përveç në diplomaci e drejtësi, Sejdiu që nga viti 2002 ka dhënë kontribut edhe në arsimin universitar.

Ai është profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Profesori Sejdiu ka përfunduar studimet juridike në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1999.

Poashjtu  ka përfunduar dy magjistratura: në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, në Universitetin e Bilkentit, dhe në fushën e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut, në Universitetin e Sarajevës dhe në Universitetin e Bolonjës.

Sejdiu gjithashtu ka doktoruar në fushën studimeve ndërkombëtare dhe diplomatike në Fakultetin e Qeverisë dhe të Studimeve Evropiane – Nova Univerza, në Slloveni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një grua e vdekur dhe një person i plagosur me armë zjarri në Malishevë

Gjendet pa shenja jete një foshnje në Prizren

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Ndërron jetë një person në Pejë, ishte duke marrë trajtim mjekësor

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, kërkon masë të përkohshme

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, kërkon masë të përkohshme

Policia gjen pistoletë dhe fishekë në një veturë në Çagllavicë

Ndalohen dy persona, dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë

Një grua e vdekur dhe një person i plagosur me armë zjarri në Malishevë

Gjendet pa shenja jete një foshnje në Prizren

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Ndërron jetë një person në Pejë, ishte duke marrë trajtim mjekësor

Basketboll, shtyhet finalja e Superkupës së Kosovës

Basketboll, shtyhet finalja e Superkupës së Kosovës

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Sassuolos

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Sassuolos

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, kërkon masë të përkohshme

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, kërkon masë të përkohshme

Policia gjen pistoletë dhe fishekë në një veturë në Çagllavicë

Ndalohen dy persona, dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë

Arrestohet një shtetas i Serbisë, dyshohet se sulmoi një person

Dy persona dyshohen për posedim të narkotikëve në Fushë Kosovë, njëri arrestohet, tjetri në kërkim policor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën