Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas vdekjes së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.
Ai ka ndarë një fotografi të të ndjerit me ish-presidentin Hashim Thaçi, mbi të cilën ka shkruar se, “në një periudhë të rëndësishme të shtetndërtimit, Daci i dha Kosovës qetësi dhe stabilitet”.
Behrami ngushëlloi familjen Daci dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij






