TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Behrami krahason sloganin e VV-së me kohën e Enver Hoxhës

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Behrami krahason sloganin e VV-së me kohën e Enver Hoxhës

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, ka folur në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 lidhur me listën zgjedhore të PDK-së të paraqitur për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Behrami tha se lista e PDK-së përfaqëson një kombinim të figurave të reja dhe atyre me përvojë, duke e cilësuar atë si listë fituese.

“Kjo listë është listë e fitores. Edhe pse kanë kaluar vetëm 7–8 muaj nga zgjedhjet e kaluara, në listën e PDK-së ka pasur rifreskim dhe ndryshime, përfshirë edhe listën e parë. U është dhënë hapësirë figurave të reja, por edhe figurave të fuqishme të PDK-së, të cilat janë të shpërndara në gjithë listën”, ka thënë Behrami.

Sipas tij, lista e përpiluar nga kandidati për kryeministër Bedri Hamza garanton mobilizim të madh elektoral.

“Kjo listë, të cilën e ka përpiluar Bedri Hamza, garanton nënmobilizime shumë të mëdha të PDK-së. Unë besoj se Bedri Hamza, me vizionin e tij, nuk po krijon gravitet vetëm për PDK-në, por edhe për votuesit e partive të tjera, sepse ai bashkon njerëzit dhe nuk i përjashton”, u shpreh Behrami.

Tutje, Behrami ka komentuar edhe sloganin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e krahasuar atë me narrativa të së kaluarës.

“Mua ma kujton shfaqjen e filmave të kohës së Enver Hoxhës, kinse ‘Shqipëria e re’. Fjala ‘begati’ e mbyt tregun e lirë si nocion, ndërsa slogani ‘mos lëshoni pe’ synon të demonizojë gjithë procesin e dialogut, përmes të cilit Kosova e ka fituar lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë”, ka deklaruar Behrami.

Ai shtoi se Vetëvendosje i ndryshon sloganet dhe qasjen politike varësisht nga matjet e opinionit publik.

“Ata i ndryshojnë sloganet, taktikat, teknikat dhe nivelin e gjuhës varësisht nga matjet e opinionit publik. Nëse matjet thonë se nuk është mirë t’i quajnë kundërshtarët tradhtarë, ata janë në gjendje t’i quajnë heronj. Nëse matjet thonë t’i quajnë tradhtarë, atëherë i quajnë tradhtarë”, përfundoi Behrami.

Tags: Artan BehramiInfo NatapdkTeve1VV
ShareTweet

Postime të ngjashme

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga një kontejner

Kurti: Habermas ishte zëri ynë kur opinioni botëror ishte i ndarë për ndërhyrjen e NATO-s

Kurti: Habermas ishte zëri ynë kur opinioni botëror ishte i ndarë për ndërhyrjen e NATO-s

Prishtina cakton lokacionin zyrtar për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Prishtina cakton lokacionin zyrtar për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Ndërprerje e përkohshme e ujit të hënën në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Ndërprerje e përkohshme e ujit të hënën në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Princ Leka martohet me Blerta Celibashin

Princ Leka martohet me Blerta Celibashin

Autoritetet e Libanit: 850 persona të vrarë nga sulmet izraelite që nga 2 marsi

Autoritetet e Libanit: 850 persona të vrarë nga sulmet izraelite që nga 2 marsi

“Po vdes për kafe”- Netanyahu shfaqet në publik pas raportimeve për vdekjen e tij

“Po vdes për kafe”- Netanyahu shfaqet në publik pas raportimeve për vdekjen e tij

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga një kontejner

Kurti: Habermas ishte zëri ynë kur opinioni botëror ishte i ndarë për ndërhyrjen e NATO-s

Kurti: Habermas ishte zëri ynë kur opinioni botëror ishte i ndarë për ndërhyrjen e NATO-s

Irani mohon përgjegjësinë për sulmin me dronë ndaj Arabisë Saudite

Irani mohon përgjegjësinë për sulmin me dronë ndaj Arabisë Saudite

Prishtina cakton lokacionin zyrtar për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Prishtina cakton lokacionin zyrtar për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën