TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Behluli: Kurti e Vuçiqi dëshirojnë krizë të vazhdueshme në veri

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Behluli: Kurti e Vuçiqi dëshirojnë krizë të vazhdueshme në veri

Gazetari Mirlind Behluli, tha se marrëveshja e Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk ka sjellë as rrugë e as normalizim midis të dyja vendeve, raporton teve1.info

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Behluli tha se krejt çka ka ndodh deri më tani pas propozimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, është një vazhdimësi e krizave dhe tensioneve.

“Kjo marrëveshje nuk ka sjellë as rrugë e as normalizim. Krejt çka kemi ne sot është njëfarë vorbulle e tensioneve të vazhdueshme edhe të krizave të përhershme. Kemi kriza të vogla që ripërsëriten vazhdimisht. Dikur me targat, tani me Elektroseverin, pastaj me Asociacionin. Gjithmonë kriza është kryefjala e normalizimi e normalizimi nuk është as pasojë e krizave”, u shpreh Behluli.

Ndërsa, i pyetur nëse marrëveshja e propozuar është e zbatueshme, Behluli tha se kjo mund të ndodh nëse përputhen interesat e bashkësisë ndërkombëtare, Kosovës dhe Serbisë, e që sipas tij aktualisht nuk po shihet një gjë e tillë.

“Marrëveshja është e zbatueshme nëse përputhen interesat e bashkësisë ndërkombëtare, të Kosovës dhe të Serbisë. Aktualisht nëse e ke një Bashkim Evropian që nuk arrin me i obligu palët me e zbatu këtë marrëveshje. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot nuk janë më arbitër përfundimtar që i dëgjohet fjala edhe në Kosovë edhe në Serbi. Sot Shtetet e Bashkuara nuk përbëjnë më forcë që e obligon zbatimin e marrëveshjeve, fatkeqësisht. Tjetra është që edhe Vuçiqi në Beograd, edhe Kurti në Kosovë dëshirojnë me shumë gjasë njëfarë lloj krize të vazhdueshme në veri. Megjithatë, sot vazhdojmë me diskutu qe 3 vjet të qeverisjes së Albin Kurtit veriun, duke i lënë anash krejt problemet e brendshme në qeverisje. E çka për mua është një arritje deri diku, së paku sipërfaqësore në veri është që sot veriu është i pastruar deri në njëfarë mase prej bandave kriminale. Më 2022 Radojiçiqi ka qenë në veri te shtatorja e Car Lllazarit i armatosur. Sot Radojiçiqi edhe nëse hyn në Kosovë, unë nuk them që nuk hyn, mund të hyj por hyn vetëm si ilegal. Nuk është më përfaqësues i Listës Serbe”, tha Behluli.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga Prekazi për drejtësi – motoristët nisen drejt Hagës me mesazhin “Liria ka emër”

Nga Prekazi për drejtësi – motoristët nisen drejt Hagës me mesazhin “Liria ka emër”

Gashi ngre dyshime për ‘trenin bullgar’ në Shtime, ekipi i Muhamet Ademajt reagon për manipulimin me vota

Gashi ngre dyshime për ‘trenin bullgar’ në Shtime, ekipi i Muhamet Ademajt reagon për manipulimin me vota

Osmani përkrah protestën në Tiranë: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë

Osmani përkrah protestën në Tiranë: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë

Rreth 640 proteza për gratë me kancer, Osmani: Përkrahja nuk është vetëm simbolike

Rreth 640 proteza për gratë me kancer, Osmani: Përkrahja nuk është vetëm simbolike

Sassuolo merr vendim për portierin Muriq

Sassuolo merr vendim për portierin Muriq

Izraeli kufizon ndihmën e lejuar në Gaza pavarësisht marrëveshjes

Izraeli kufizon ndihmën e lejuar në Gaza pavarësisht marrëveshjes

Nga Prekazi për drejtësi – motoristët nisen drejt Hagës me mesazhin “Liria ka emër”

Nga Prekazi për drejtësi – motoristët nisen drejt Hagës me mesazhin “Liria ka emër”

Rrahmani po ndihet lider te Napoli

Rrahmani rinovon kontratën me Napolin

Elisa Spiropali merr pozitën për Ministre të Jashtme

Spiropali: Më 17 Tetor, shqiptarët bashkë për Kosovën

Gashi ngre dyshime për ‘trenin bullgar’ në Shtime, ekipi i Muhamet Ademajt reagon për manipulimin me vota

Gashi ngre dyshime për ‘trenin bullgar’ në Shtime, ekipi i Muhamet Ademajt reagon për manipulimin me vota

Prishtina firmos kontrata profesionale me katër talente

Prishtina firmos kontrata profesionale me katër talente

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën