Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur sot në një ceremoni zyrtare nga homologu i saj nga Shqipëria, Bajram Begaj.
Me këtë rast Begaj i ka uruar mirëseardhje Osmanit, përcjell teve1.info
“Mirë se u rikthyet në shtëpinë tuaj, Presidente Osmani!”, ka shkruar ai në Facebook.
Të dy presidentët pritet që rreth orës 11:40 – 12:05 të kenë edhe një konferencë për media, përcjell teve1.info
Osmani do të qëndrojë në Shqipëri edhe nesër, teksa parashihet të ketë edhe takime të tjera të nivelit të lartë.