TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Begaj merr titullin ‘Dr Honoris Causa’: Lidhja me Kosovën, e palëkundur

by tëvë1
8 muaj ago
0
A A
Begaj merr titullin ‘Dr Honoris Causa’: Lidhja me Kosovën, e palëkundur

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, shprehu mirënjohjen dhe nderin e tij për ndarjen e titullit “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, duke theksuar se kjo lidhje do të jetë e fortë dhe e pandashme për të gjithë jetën e tij.

“Nga sot lidhja ime me qytetin dhe universitetin është shumë e madhe, por shumë e madhe është lidhja ime me Kosovën, dhe kjo lidhje do të jetë gjithmonë, kudo, në çdo rrethanë dhe situatë”, deklaroi Begaj.

Ai e vlerësoi këtë titull si një angazhim të vazhdueshëm për të mbrojtur interesat e Kosovës, jo vetëm si president i Shqipërisë, por edhe si qytetar i kombit.

Ai shtoi se marrja e këtij titulli ka një domethënie shumë të madhe, duke e lidhur këtë vlerësim me emrin e heroit të njohur të kombit, Kadri Zeka, si një luftëtar dhe patriot i madh për çështjen kombëtare.

“Ky universitet mban emrin e birit të shquar të këtyre trevave, dhe besoj se emri i tij ndriçon rrugën e universitetit, rrugën e brezave të tërë që studiojnë këtu e do të studiojnë”, tha Begaj, shkruan RTK.

Presidenti Begaj theksoi se ky titull është një nder i jashtëzakonshëm për të, por edhe një përgjegjësi e madhe.

“Ky universitet është më shumë se një hapësirë mësimdhënie, është një institucion ku brezat formësohen dhe ku idetë marrin jetë”, theksoi ai, duke shtuar se vlerësimi i tij është përtej një nderimi personal, por edhe një përgjegjësi e madhe për të mbështetur çdo formë të mundshme atë që ky universitet përfaqëson dhe çdo institucion tjetër shqiptar të arsimit të lartë.

Begaj u nderua në një ceremoni solemne në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Ky titull iu dha në shenjë të falënderimit dhe mirënjohjes për kontributet e tij të jashtëzakonshme në shërbim të kombit, dijes dhe humanizmit.

Rektori i Universitetit, Artan Demaku, theksoi rëndësinë e këtij titulli, duke deklaruar se nuk është vetëm një nderim formal, por një shenjë e thellë respekti për një jetë të tërë përkushtimi dhe profesionalizmi.

“Ky është një vlerësim për një individ që ka dhënë shumë për shërbimin e kombit, duke e bërë misionin e tij një përpjekje të vërtetë njerëzore”, tha Demaku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Opozita po bie në grackat e Kurtit për votën e mërgatës

Spahiu: Opozita po bie në grackat e Kurtit për votën e mërgatës

Kryeziu paralajmëron pasoja: Moscertifikimi i Listës Serbe dëmton Kosovën

Kryeziu paralajmëron pasoja: Moscertifikimi i Listës Serbe dëmton Kosovën

Agani për krizën politike: Opozita dhe partia në pushtet gabuan, LDK pritet të udhëheqë qeverinë e re

Agani për krizën politike: Opozita dhe partia në pushtet gabuan, LDK pritet të udhëheqë qeverinë e re

Agani tregon nëse do të jetë në 10-shen e parë të LDK-së

“Info Nata”- 02.12.2025

“Info Nata”- 02.12.2025

Izraeli pranon mbetjet e një tjetër pengu, mbetet vetëm edhe një në Gazë

Izraeli pranon mbetjet e një tjetër pengu, mbetet vetëm edhe një në Gazë

Agani për krizën politike: Opozita dhe partia në pushtet gabuan, LDK pritet të udhëheqë qeverinë e re

Agani për krizën politike: Opozita dhe partia në pushtet gabuan, LDK pritet të udhëheqë qeverinë e re

Agani tregon nëse do të jetë në 10-shen e parë të LDK-së

Agani tregon nëse do të jetë në 10-shen e parë të LDK-së

Zyra e BE-së: Moscertifikimi i Listës Serbe tregoi politizimin e KQZ-së

Zyra e BE-së: Moscertifikimi i Listës Serbe tregoi politizimin e KQZ-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën