TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Begaj: Fokusi i BE-së në Ballkanin Perëndimor është rritur

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Begaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në takimin e nivelit të lartë të kryesisë së radhës së Malit të Zi, në kuadër të samitit të nismës së procesit të bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP).

Takimi u organizua nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në Podgoricë, në mbyllje të kryesisë së radhës së SEECP-së nga Mali i Zi.

Begaj, i cili kryesonte delegacionin shqiptar në takimin e nivelit të lartë, mbajti një fjalë për të pranishmit, si dhe dha një prononcim për mediat.

Gjatë prononcimit për mediat, Begaj përgëzoi Malin e Zi për kryesinë e radhës të SEECP, duke konsideruar çdo nismë që ka synim afrimin dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal, të domosdoshme dhe të nevojshme.

“Vetë prezenca në këtë nismë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian tregon mbështetjen e tyre për Shqipërinë dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në rrugëtimin e tyre euroatlantik”, tha Presidenti.

Kreu i Shtetit shtoi më tej se sfidat e shumta me të cilat po përballen shoqëritë e Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve të Evropës Juglindore janë të ngjashme, ndaj për zgjidhjen e tyre kërkohet angazhim i përbashkët, ku të përdoren praktikat dhe eksperiencat më të mira.

Duke u ndalur tek sfidat e sigurisë, Presidenti Begaj nënvizoi se situata e sigurisë në Evropë për shkak të luftës në Ukrainë ka ndryshuar.

“Fokusi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor është rritur, është fuqizuar, dhe ne si vende të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Juglindore duhet të bashkëpunojmë më mirë rreth sfidave të cilat shqetësojnë më shumë popujt tanë, siç është sfida e sigurisë, sfida e bashkëpunimit ekonomik, sfidat e lidhura me energjinë, me infrastrukturën, me agjendën e gjelbër apo me transformimin digjital”, tha ai.

Duke e konsideruar samitin si të suksesshëm, Presidenti shtoi më tej se vetëm duke qenë të bashkuar e të unifikuar, mund të përballohen sfidat e së ardhmes.

Në fund të prononcimit të tij, Presidenti Begaj përgëzoi Maqedoninë e Veriut për kryesimin e ardhshëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës./kp/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Dridhje toke në Korçë, 12 tërmete brenda 48 orëve në Shqipëri

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Dosjet e Epstein rikthejnë pretendimet e ish-bankierit holandez për sakrifica rituale të fëmijëve në qarqet financiare

Dosjet e Epstein rikthejnë pretendimet e ish-bankierit holandez për sakrifica rituale të fëmijëve në qarqet financiare

Starmer u kërkon falje viktimave të Epsteinit për emërimin e Mandelson si ambasador në SHBA

Starmer u kërkon falje viktimave të Epsteinit për emërimin e Mandelson si ambasador në SHBA

“InfoNata” 05.02.2026

“InfoNata” 05.02.2026

Kaçiu: Dosjet Epstein ‘shok’ për sistemin demokratik dhe kapitalist, elita të përfshira

Kaçiu: Dosjet Epstein ‘shok’ për sistemin demokratik dhe kapitalist, elita të përfshira

Bërxuli: Dosjet e Epstein po përdoren për luftë politike

Bërxuli: Dosjet e Epstein po përdoren për luftë politike

“Këndi i Debatit” 05.02.2026

“Këndi i Debatit” 05.02.2026

Djali dyshohet se goditi babain me spëtaë në Deçan

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Brenda pak ditësh certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

Pllaka përkujtimore ku ra heroi Ali Ajeti në gjendje të mjerueshme, shqetësohet familja

Pllaka përkujtimore ku ra heroi Ali Ajeti në gjendje të mjerueshme, shqetësohet familja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën