TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Begaj: Dialogu, rruga e vetme e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Begaj: Dialogu, rruga e vetme e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare

Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, homologu i saj nga Shqipëria, Bajram Begaj tha se marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve janë shumë të mira.

Presidenti shqiptar bëri të ditur se temë diskutimi gjatë takimit ishte edhe situata në veri të Kosovës, me ç’rast, siç tha ai, duhet një koordinim i ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, përcjell teve1.info

Sipas tij, askush nuk mund ta vërë në pikëpyetje sovranitetin e Kosovës dhe as të mërzitet pse Shqipëria e mbështet Kosovën, pasi ky është “detyrim kombëtar”.

“Vlerësova se pavarësisht provokimeve për të tensionuar situatën në komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, si dhe ndërhyrjeve hibride nga aktorë të tretë dashakeqës, duhet një koordinim më i ngushtë dhe më i mirë me partnerët tanë kryesorë, SHBA dhe BE, për të gjitha veprimet e ndërmarra. Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin terriorital të Kosovës, si dhe të drejtën e saj për të zbatuar ligjet dhe Kushtetutën e vendit, por koordinimi me partnerët, është i domosdoshëm”, tha ai në një konferencë të përbashkët me Osmanin.

Begaj potencoi se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është rruga drejt anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë OKB-në.

“Gjithashtu nënvizova se dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe i mbështetur fuqimisht nga SHBA, është rruga e vetme drejt paqes, normalizimit të marrëdhënieve, si dhe anëtarësimit të Kosovës në organizata rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë dhe atë të OKB-së. E sigurova presidenten Osmani për mbështetjen e plotë dhe angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar me çdo mjet dhe me të gjitha mundësitë e saj në mënyrë konstruktive në funksion të këtij dialogu”, shtoi ai.

Presidentja Osmani është duke qëndruar në një vizitë dyditore në Shqipëri, teksa pritet të ketë edhe takime të tjera të nivelit të lartë. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi tri orë në mbledhjen e kryesisë- Abdixhiku pranon takimin me Kurtin, nuk flet për kushtet

Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm në LDK

80 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Han të Elezit për shkak të diarresë dhe vjelljes

Ministrja Rizvanolli po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Prokuroria: Thaçi u intervistua në cilësinë e të pandehurit për shpronësimet në Shipitullë

Thaçi pas intervistimit për shpronësimet në Shipitullë: Temë e përgatitur nga rivalët politikë

Thaçi pas intervistimit për shpronësimet në Shipitullë: Temë e përgatitur nga rivalët politikë

26 punonjës padisin Meta-n, pretendojnë se AI zgjodhi kujt i “ra shorti” për t’u pushuar nga puna

26 punonjës padisin Meta-n, pretendojnë se AI zgjodhi kujt i “ra shorti” për t’u pushuar nga puna

Mbi tri orë në mbledhjen e kryesisë- Abdixhiku pranon takimin me Kurtin, nuk flet për kushtet

Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm në LDK

​Barcelona përgatit planin B nëse dështon transferimi i Alvarez

​Barcelona përgatit planin B nëse dështon transferimi i Alvarez

80 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Han të Elezit për shkak të diarresë dhe vjelljes

7 shenja që ju tregojnë se keni nevojë për më shumë vitaminë A

7 shenja që ju tregojnë se keni nevojë për më shumë vitaminë A

Ministrja Rizvanolli po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Prokuroria: Thaçi u intervistua në cilësinë e të pandehurit për shpronësimet në Shipitullë

Diskutime të gjata – Çka folën Osmani e Abdixhiku?/Ministrja serbe: Presim largimin e KFOR-it -MESDITË

Diskutime të gjata – Çka folën Osmani e Abdixhiku?/Ministrja serbe: Presim largimin e KFOR-it -MESDITË

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën